Aktorja shqiptare me një karrierë në kinematografinë amerikane, Eliza Dushku ka shprehur entuziazmin e saj për fitoren e Joe Biden.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Eliza ka publikuar disa flamuj amerikanë dhe bashkëngjitur disa enmoji për festimin e fitores.
Më herët ajo e ka shprehur mbështetjen e saj për kandidatin Joe Biden. Ditën e votimeve ajo postoi një video ku dukej e lumtur dhe tregoi hapur që kishte votuar për Biden.
Në postimin e saj ajo listoi edhe 10 arsye se përse votoi Joe Biden.
“Shëndetësia falas për të gjithë, luftimi i pandemisë, të drejtat e grave, komunitetit LGBTI, emigrantëve, respekti për njerëzit në përgjithësi e gratë në veçanti dhe për të ardhmen e fëmijës së saj dhe atyre të gjithë Amerikës e botës”,- shkruan aktorja.



