• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMI TERRORIST NË VJENË/ Rrëfehet mjeku shqiptar: Natë makabër, një paciente vdiq në repartin tim
Home
Aktualitet
Kronikë

SULMI TERRORIST NË VJENË/ Rrëfehet mjeku shqiptar: Natë makabër, një paciente vdiq në repartin tim

6 November, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

2 nëntori i 2020 do të mbahet mend gjatë në Vjenë. Kryeqyteti i Austrisë u trondit nga sulmi i disa terroristëve që la të vdekur 4 persona dhe u plagosën mbi 15 persona.

Fatkeqësisht emri i shqiptarëve doli në skenë te grupi terrorist që shkaktoi sulmin. Policia e Austrisë arrestoi 15 persona dhe 3 prej tyre janë konfirmuar si shqiptar. Kujtim Fejzullahi ishte një prej personave që sulmoi me armë në qytet, ndërsa Argjend G (22 vjeç) dhe Arijanit F (21 vjeç) u arrestuan.

Në krahun tjetër, një ndër viktimat ishte shqiptari tjetër Nexhip Vrenezi, 20 vjeç nga Struga në Maqedoni.

Sulmi terrorist në Vjenë, rrëfehet mjeku shqiptar: Natë

Në aksionin e kapjes së autorëve kishte dhe 3 shqiptarë që morën pjesë. “Shqipëria Live” ka zbuluar dhe një mjek shqiptar në Vjenë që ishte në krye të detyrës dhe u mor me të plagosurit që shkuan në spital pas sulmit terrorist, ndërsa ishte dhe në sallën e gjyqit në operacionin e njërës prej viktimave.

Doktor Shkëlqim Beqiri është kirurg në spitalin universitar në Vjenë. Ai jeton në Austri që prej vitit 2006. Ditën e sotme ai ishte në një lidhje “Skype” me “Shqipëria Live” ku zbuloi natën makabre të ndodhur në Vjenë.

“Ajo natë makabër ishte e papritur për Vjenën. Si për vjenezët ashtu edhe të huajt që jetojnë aty ishte diçka shokuese. Unë kisha mbaruar punën kur ndodhi ngjarja dhe isha me disa miq. Menjëherë sapo ndodhi ngjarja, kemi marrë një mesazh nga spitali ku të gjithë mjekët duhej të ktheheshin në punë dhe të gjithë bënë sfidën që të shpëtonin njerëzit e plagosur”, tha Beqiri.

Sulmi terrorist në Vjenë, rrëfehet mjeku shqiptar: Natë

Ky i fundit tregoi se një nga viktimat ka qenë në repartin e tij dhe zbulon se sa punë është bërë që të shpëtonin jetën e tij.

“Ka qenë një situatë jo e këndshme kur erdhi pacientja. Pas rënies në tokë ka marrë edhe më plagë. Operacioni ka zgjatur shumë, nga ora nëntë e darkës deri të nesërmen ku konfirmuam edhe vdekjen. Pacientja ka qenë vazhdimisht në sallën e operacionit, vetëm mjekët ndryshonin, pasi kishte nevojë për ndërhyrje të ndryshme”, rrëfeu mjeku.

Shkëlqimi shtoi se në spitalin ku ai punon kanë shkuar 10 pacientë, ata që ishin më rëndë, pasi kështu kishte vendosur spitali. Ndërsa i pyetur nëse e dinte se nga janë viktimat, ai u shpreh se në ato momente ishte e rëndësishme që t’i shpëtonin ata, asgjë tjetër.

“Ndërsa sa i përket agresorit e kam marrë vesh shumë vonë. Për fat të keq që e kisha edhe si bashkëkombës”, tha doktori.

Sulmi terrorist në Vjenë, rrëfehet mjeku shqiptar: Natë

Shkëlqimi tregoi se natën e sulmit ka patur shumë punë dhe mjekët dhe infermierët kanë bërë të pamundurën, madje edhe punë të tjera.

“Atë natë ka qenë një situatë paniku, ku mjekët kanë bërë punë të ndryshme, pasi ka patur mjekë që ishin larguar nga Vjena për ditën e tyre të pushimit. E rëndësishme aty ishte që të gjithë të bënin punën”, vijoi Shkëlqimi.

Nga 10 që kishim atë natë, 4 janë ende në spital në gjendje të rëndë, 3 prej tyre janë në gjendje kome, janë edhe të rinj. Lusim Zotin që t’ja dalin.

Vështirësi kemi patur edhe kur kanë ardhur familjarët e personave të plagosur, pasi jemi edhe në kohë pandemie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT TRAGJIK NË RROSKOVEC/ Ndërron jetë 33- vjeçarja...
Previous article ZBULOHET ORA DHE DATA/ Ja kur Thaçi del para Gjykatës Speciale në Hagë

s.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT