Kandidati demokrat Joe Biden fitoi më shumë terren në raport me presidentin Donald Trump në shtetet fushëbetejë të Georgia dhe Pensilvanisë, duke iu afruar Shtëpisë së Bardhë, disa orë pasi Trump pretendoi se zgjedhjet po i “vidheshin”.
77-vjeçari Biden do të bëhej presidenti i ardhshëm nëse arrin të fitojë Pensilvaninë, ose duke fituar dy nga këto shtete: Georgia, Nevada ose Arizona.
Sipas Reuters, në Pensilvani, e cila ka 20 vota elektorale, Biden ju afrua ndjeshëm Trump në orët e para të së premtes, teksa diferenca në Georgia që ka 16 vota elektorale u tkurr në rreth 650 vota.
Ndërsa vendi “mbajti frymën e tij” tre ditë pas ditës së zgjedhjeve të së martës, zyrtarët e Georgia dhe Pensilvanisë shprehën optimizmin se do të mbaronin numërimin të premten, ndërkohë Arizonës dhe Nevadës u duhet edhe disa ditë për të finalizuar totalin e votave të tyre.


