• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GREQIA MBYLLET PËR TRE JAVË/ Mitsotakis: Qytetarët do të dalin nga shtëpitë vetëm me leje
Home
Rajon

GREQIA MBYLLET PËR TRE JAVË/ Mitsotakis: Qytetarët do të dalin nga shtëpitë vetëm me leje

5 November, 2020 s.autor Rajon

Kryeministri grek Mitsotakis njoftoi sot mbylljen e vendit duke filluar nga e shtuna e kësaj jave deri në 30 nëntor. Sipas tij, grekëve do t’u duhet që të marrin leje me SMS kur të dalin nga shtëpia, ndërsa konfirmoi se kopshtet dhe shkollat fillore do të qendrojnë hapur.

Mitsotakis tha se rritja e rasteve të reja në pesë ditët e fundit e “detyroi” atë të marrë masa tani, në vend që të presë për të parë nëse do të funksiononin kufizimet e njoftuara kohët e fundit. “Nëse qeveria priste dhe masat aktuale nuk do të funksiononin, presioni mbi spitalet do të ishte “i papërballueshëm“, shpjegoi ai. “Unë e di se ka pikëllim, ankth, frikë nga pasojat financiare,” tha Mitsotakis.

“Unë e di se ka frikë. Ne duam që qytetarët të jenë aleatë në këtë përpjekje të re “, tha Kryeministri për masat që do të zbatohen në të gjithë vendin.

Kjo është mbyllja e dytë që nga fillimi i pandemisë dhe do të fillojë të shtunën në mëngjes.

Të gjitha dyqanet me pakicë do të mbyllen dhe udhëtimet midis rajoneve do të ndalohen ndërsa autoritetet do të rifutin një sistem ku qytetarët do të marrin leje me mesazh për të dalë nga shtëpia në punë.

Shkollat ​​e mesme do të mbyllen dhe mësimi do të zhvillohet online.

Kryeministri grek e mbajti konferencën e tij LIVE në Youtube i shoqëruar nga eksperti i Shëndetit Publik Sotiris Tsiodras.

Ky i fundit iu referuar shifrave të të prekurve nga koronavirusi duke theksuar se asnjëherë në histori, Greqia nuk ka patur kaq shumë pacientë që marrin trajtim në repartin intensiv të spitaleve.

“Kemi mesatarisht 170 të shtruar në ditë në spitalet tona me koronavirus dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Greqisë”, u shpreh ai.

Më herët, Greqia bëri të detyrueshme përdorimin e maskës në vende të mbyllura dhe të hapura.

Mitsotakis theksoi gjithashtu se qeveria greke ka planifikuar të mbështesë punonjësit për dy muaj për shkak të pandemisë. Sipas tij, do të ketë një pagesë 800 euro për punonjësit që u pezullohet puna për këto dy muaj si edhe 400 euro pagesë papunësie për ata që janë të papunë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRYEMADHI "INFEKTOHET" NGA GAFA E BASHËS/ Ngatërron vitin e zgjedhjeve në fletën e gjobës
Previous article BLLOKOI FOLTOREN PËR REPLIKË ME RAMËN/ Ruçi përjashton për 10 ditë Alimadhin

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT