Pas akuzave të kreut të opozites Lulzim Basha se “Remdesiviri” blihet nga pacientët dhe nuk është falas, ka reaguar edhe shefja e Infektivit Najada Çomo.
Mjekja shkruan se kjo akuze është jo vetem gënjeshtër po lendon dhe perpjekjet e ekipit të mjekëve që prej 8 muajsh janë pa gjumë në sy, shkruan AlpeNews.al
Reagimi:
“Ne jemi çdo dite, çdo ore ne krye te detyres dhe pacientet tane e dine me mire se askush kete gje.
Po perdorim terapite e mjekimit, si kudo ne bote qe jane falas per pacientet. Edhe Remdesivirin, e kemi dhe e perdorim ne paciente specifike, sipas protokolleve boterore.
Te thuash qe Remdesiviri blihet nga pacientet tane eshte jo vetem genjeshter, por lendon perpjekjet e nje ekipi mjekesh dhe infermieresh qe prej 8 muajsh jane pa gjume ne sy me perkushtimin maksimal per te shpetuar jete.
Ju premtoj te nderuar qytetare qe do jemi per ju, per tju sherbyer deri ne fund!
Ju na ndihmoni duke respektuar rregullat e higjienes, maskes, distancimit!
Se bashku do t’ia dalim
“


