• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZGJEDHJET NË SHBA/ Nevada NDËRPRET numërimin e votave deri në 5 nëntor. Arsyeja?
Home
Botë

ZGJEDHJET NË SHBA/ Nevada NDËRPRET numërimin e votave deri në 5 nëntor. Arsyeja?

4 November, 2020 F.autor Aktualitet, Botë

Shteti federal amerikan Nevada, pa dhënë asnjë arsye, ka bërë të ditur se do ta ndërpresë numërimin e votave për zgjedhjet presidenciale deri më 5 nëntor.

Ky shtet, ku gara është shumë e ngushtë ndërmjet presidentit aktual, Donald Trump dhe kandidatit demokrat, Joe Biden, ka njoftuar në Twitter se ende ka për të numëruar votat me postë të pranuara në ditën e zgjedhjeve, votat me postë që do të pranohen gjatë javës së ardhshme dhe votat me kusht, në mënyrë që të kompletohet numërimi.

Nevada është një nga gjashtë shtetet që ende nuk ka shpallur fitues, bashkë me Xhorxhian, Miҫigenin, Karolinën e Veriut, Pensilvaninë dhe Uiskonsinin.

Biden duhet të fitojë të paktën tri nga këto shtete që të fitojë garën presidenciale, ndërkaq Trump duhet të fitojë të paktën katër.

“Është vështirë të vlerësohet se sa fletëvotime janë të papërdorura në Nevada sepse ҫdo votuesi i është dërguar një fletëvotim me postë. Natyrisht, jo të gjithë do të votojnë”, thuhet në komunikatën e postuar në Twitter, nga llogaria e Divizionit të Zgjedhjeve të Sekretarit të Shtetit të Nevadas. Aty nuk jepen detaje shtesë për këtë vendim.

Fletëvotimet duhet të kenë vulë postare, jo më vonë se 3 nëntor, që të pranohen ligjërisht dhe të numërohen.

Kjo do të thotë se fletëvotimet me postë mund të pranohen edhe më vonë, por duhet të jenë vulosura para kësaj date.

Uebsajti shtetëror tregon se me 87.2 për qind të votave të numëruara, Biden udhëheq me 49.3 %, kundrejt 48.7% sa ka Trump. Dallimi mes dy kandidatëve është nën 8 mijë vota.

Nevada ka qenë gjithmonë në grupin e shteteve kyçe, dhe ka votuar gjithmonë për presidentin fitues, me përjashtim të dy palë zgjedhjeve, që nga viti 1912.

Njëra nga këto raste është me 2016, kur demokratja Hillary Clinton fitoi zgjedhjet në Nevada, por humbi në garën për presidente nga Donald Trump.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK LË PA PËRGJIGJE KRYEMADHIN DHE TABAKUN/ Veliaj nxjerr VIDEON: S’bënë asnjë shkollë të re si PD-LSI gjatë gjumit të përbashkët
Previous article "DUA TË TË SHIJOJ, TË HA KREJT"/ Arjoni i papërmbajtshëm në takimin me Anën, reagon Fatjoni

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit Aktualitet

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT