Pesë persona janë arrestuar nga policia italiane, mes tyre një shqiptar, të kapur në flagrancë me sasi të mëdha kokaine.
Tre prej arrestimeve janë kryer në qytetin Vercelli dhe dy të tjerë në komunën e Biella-s. Autoritetet italiane bëjnë me dije se arrestimet e kryera sot janë në kuadër të një operacioni që ka nisur një vit më parë.
Bëhet fjalë për operacionin e koduar “Contadino”, ku gjatë dy viteve, nga Shqipëria dret Novarës ishin trafikuar rreth 50 kilogram kokainë. Një prej shqiptarëve është arrestuar ditën e sotme me 500 gram kokainë ndërsa katër të tjerët janë italianë.
Mediat italiane shkruajnë se një prej të arrestuarve ka rezultuar me Covid-19, dhe është dërguar në spital.


