• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I BASHKËSHORTËVE NGA SHKODRA/ Mashtruan 3 persona duke i marrë 12 mln lekë e 60 mijë dollarë dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTIMI I BASHKËSHORTËVE NGA SHKODRA/ Mashtruan 3 persona duke i marrë 12 mln lekë e 60 mijë dollarë dhe…

4 November, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një çift bashkëshortësh nga Shkodra, të dënuar me nga 5 vite burg secili për mashtrim me pasoja të rënda, janë arrestuar dje nga Policia e Tiranës.

Zamir dhe Bukurije Kalej ishin në kërkim prej 5 vitesh, pas vendimit që kishte dhënë në mungesë Gjykata e Shkodrës. Ata ishin shpallur fajtorë për përvetësimin e 12 milionë lekëve të rinj dhe 60 mijë dollarëve, para që ua kishin marrë 3 personave e nuk ua kishin kthyer më.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve Zamir Kalej, 53 vjeç dhe Bukurije Kalej, 48 vjeçe (bashkëshortë), banues në Shkodër. Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar secilin prej tyre me 5 vjet dënim, për veprën penale ‘Mashtrimi me pasoja të rënda’ kryer në bashkëpunim”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

MASHTRIMI

Sipas vendimit të Gjykatës së Shkodrës, Zamir dhe Bukurije Kalej, i kanë marrë shtetasit Jakup H. shumën prej 12 milion lekësh të rinj në formën e huas, me premtimin se do t’ia kthenin brenda një periudhe 6 mujore. Ndryshe nga premtimi i dhënë, as pas 6 muajsh e as më vonë, shtetasi i dëmtuar nuk i ka marrë paratë, pasi çifti Kalej janë larguar jashtë shtetit.

Para këtij rasti, Zamir dhe Bukurije Kalej, kishin mashtruar edhe dy tregtarë të tjerë, të cilëve u kishin marrë një shumë prej 60 mijë dollarësh amerikanë. Në vendimin e Gjykatës sqarohet së më 11 dhjetor të vitit 2015, Jakup H. ka paraqitur kallëzim penal në Prokurori kundër bashkëshortëve Zamir Kalej dhe Bukurije Kalej, duke treguar se më 25 gusht të po atij viti u ka dhënë hua të kallëzuarve një shumë prej 12 milionë lekësh të rinj, bazuar në një kontratë noteriale.

Në kallëzimin e tij, ai ka shpjeguar se dy të pandehurit kishin vënë pasurinë e paluajtshme, nëpërmjet së cilës do të garantohej përmbushja e detyrimit ndaj tij. E kanë vendosur në Hipotekë për të garantuar përmbushjen e një detyrimi tjetër kundrejt një personi tjetër, në bazë të një kontrate të mëparshme huaje. Jakup H. ka deklaruar gjithashtu se nuk e ka marrë këtë shumë të dhënë hua, nga Zamir Kalej dhe Bukurije Kalej, duke iu shmangur përgjegjësisë për përmbushjen e detyrimit, si dhe duke u larguar jashtë shtetit.

Kjo shumë prej 12 milionë lekësh duhej të shlyhej për një afat maksimal prej 6 muajsh, duke filluar nga data e lidhjes së kontratës, duke shtuar se kjo shumë, sipas deklarimit, është fituar nga puna dhe biznesi privat i huadhënësit. Nga ana tjetër, në vendim thuhet se bashkëshortët Kalej i kanë marrë një shumë prej 60 mijë dollarësh amerikanë dy personave, Gjon L. dhe Sokol M. Për të dyja këto raste mashtrimi, burrë e grua, në muajin maj të vitit 2017 janë dënuar nga Gjykata e Shkodrës me nga 5 vite burg secili, vendim ky që është ekzekutuar dje nga Policia e Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË DËNUAR PËR VRASJE/ Kush janë dy të rinjtë që OFL u dërgoi formualrin në Gjirokastër (EMRAT+FOTO)
Previous article SHBA/ Pse zgjedhjet presidenciale votohet gjithmonë ditën e martë

s.autor

Postime të ngjashme

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës Aktualitet

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës

LIROHEN 6 PROTESTUESIT E ARRESTUAR/ Kola zbardh skenarin: Marshimi do të vijojë si normalisht Aktualitet

LIROHEN 6 PROTESTUESIT E ARRESTUAR/ Kola zbardh skenarin: Marshimi do të vijojë si normalisht

VETËDORËZOHET MARJALDO NELA/ I kërkuar për vrasjen e Endri Goxhajt në Memaliaj Aktualitet

VETËDORËZOHET MARJALDO NELA/ I kërkuar për vrasjen e Endri Goxhajt në Memaliaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT