• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË JAVË PAS INFEKTIMIT ME COVID-19/ Albin Kurti: Pasditja e parë pa simptoma
Home
Rajon

NJË JAVË PAS INFEKTIMIT ME COVID-19/ Albin Kurti: Pasditja e parë pa simptoma

3 November, 2020 s.autor Rajon

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti prej një jave është infektuar me koronavirus, ndërsa ai sot ka treguar në lidhje me gjendjen e tij. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Kurti tha se kjo e sotmja ishte pasditja e parë pa simptoma.

Postimi i plotë i Kurtit:
“Mirëmbrëma.
Pasditja e parë pa simptoma. Do ta vazhdoj vetizolimin edhe disa ditë, sipas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetit publik. Ju falemnderit të gjithëve që më keni thirrur ose shkruar, që keni pyetur ose jeni brengosur për mua. U jam mirënjohës për kujdesin e mbështetjen dhe u kërkoj falje për pamundësinë që t’u përgjigjem të gjithëve veccmas.
Analizat e gjakut më dolën normale. Duket që u nxora nga COVID-19 pa pneumoni. Diciplina është vendimtare. Kam marrë rregullisht ilaccet, kam respektuar udhëzimet dhe këshillat e mjekëve. Kam ajrosur banesën dy herë në ditë nga 10 minuta duke hapur dritaret gjithandej. Kam pirë lëngje e kam marrë vitamina. Ccdo tre orë kam matur temperaturën dhe saturimin si dhe kam praktikuar frymëmarrjen e thellë. Nuk kam më kokëdhembje, kollitje dhe as therrje në muskuj.
Nëse nuk e keni kaluar COVID-in, keni kujdes, sepse nuk është sikur gripi i zakonshëm.
Të gjithë juve qytetarë që jeni të sëmurë nga virusi e ndjeheni të pasigurt, apo juve punëtorë shëndetësor që jeni të dërrmuar nga trajtimi i të sëmurëve, u jam mirënjohës sa s’thuhet për qëndresën, angazhimin e kontributin dhe ju inkurajoj të mos dorëzohemi tash. Nuk e kemi ende vaksinën, por e kemi përvojën që na shërben dhe vullnetin me të cilin shërbejmë.
Ju përshëndes përzemërsisht, e, mirupafshim së shpejti” (sic.), ka shkruar Kurti.
Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti më 28 tetor ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19, sëmundjen që e shkakton coronavirusi i ri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHAMPIONS/ Real Madrid del në siperfaqe, mposht me përmbysje "Zikaltërit" e Contes
Previous article CHAMPIONS/ Liverpool mposht me "MANITA" Atalanta-n dhe blindon kreun

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT