Po mbahen zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është tema e diskutimit këtë puntaë në Open në Top Channel.
Teksa po diskutohej për temën një debat u zhvillua mes aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari dhe Alfred Pezës. Debati nisi kur Peza po qeshte me komentet e Kokalarit.
Pjesë nga debati:
Si i komentoni pollet e fundit?- Eni Vasili pyet zonjën Kokalari.
‘Nuk mund të komentoj pollet e CNN. Ata nuk janë të vërteta. Janë të gjitha të njëanshme. Shikoj që një panelist po qesh’- tha Kokalari.
‘Ne kemi 30 vite që synojmë ta amerikanizojmë politikën shqiptare, por duket se është shqiptarizuar politika amerikane”- tha Peza.
Jua e them unë pse. Sepse si në Amerikë dhe në Shqipëri është i njëjti manipulator, që është Sorosi- vijoi Kokalari.


