Ata janë bërë simbole ikonë të fushatës, por amerikanet do duhet te bejne kujdes para se të hynë në një qendër votimi të veshur me një kapele MAGA mbështetëse për Trump ose me një maskë fytyre të frymëzuar nga Biden.
Secili shtet ka rregullat e tij rreth fushatës politike pranë qendrave të votimit, duke përfshirë ndalimin e posterave, pankartave, peticioneve dhe çdo përpjekje për të ndikuar tek votuesit. Për shembull, ka 15 shtete që ndalojnë veshjet e fushatës dhe 37 që ndalojnë shenjat. Këto kufizime zbatohen brenda një distance të caktuar nga qendra e votimit dhe kjo ndryshon nga shteti në shtet.
Në Iowa, këto rregulla zbatohen kudo brenda 300 metrash (91 metra) nga dera e jashtme e qendrës së votimit. Në Alabama është 30 metra.
Gjithashtu vlen të përmendet se shumë shtete u kërkojnë votuesve të mbajnë maska mbrojtese në qendrat e votimit.
AlpeNews.al


