• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIVE/ Zgjedhjet në AMERIKË, minutë pas minute REAGIMET dhe REZULTATET
Home
Ekskluzive

LIVE/ Zgjedhjet në AMERIKË, minutë pas minute REAGIMET dhe REZULTATET

4 November, 2020 F.autor Aktualitet, Botë, Breaking News, Ekskluzive, Nderkombetare

Donald Trump i Republikanëve, partia konservatore, do të synojë një mandat të dytë, ndrsa Joe Biden, kandidati i Demokratëve i cili ka mbajtur postin e zëvendës presidentit gjatë presidencës së Barack Obama.

Gjithçka mbetet e hapur teksa ka nisur prej mbremjes numërimi i votave.

AlpeNews.al do të sjell minutë pas minute të gjitha zhvillimet e fundit, reagimet dhe rezultatet.

12:18/ Këto janë 9 shtetet ku gara është ende e hapur. Alaska. Arizona. Georgia. Michigan. Maine. Nevada. North Carolina. Pennsylvania. Wisconsin

12:00/ Biden përmbys rezultatin dhe merr kryesimin në Uiskonsin.

11:38/ Vota me postë, frika e Trump pasi është vendimtare në shpalljen e fituesit në SHBA. Mbi 80 mln fletë votimi.

11:10/ Parashikimet e sondazheve, të pasakta

Nata e numërimit të votave ka provuar se pritshmëritë e ngritura nga sondazhet janë të pasakta, pasi ato kishin parashikuar një fitore të qartë të demokratit Joe Biden.

Në një garë ku demokratët po shpresonin ta kthenin shtetin republikan në favorin e tyre, realiteti duket se është ndryshme. Gara mes dy kandidatëve vazhdon të jetë e ngushtë dhe rezultati mund të ndryshojë nga shtetet e rëndësishme si Miçigani, Uiskonsin dhe Pensilvania.

11:00/ Biden kryeson në Winsconsin. Numërimi vazhdon.

10:40/ Përplasen protestuesit para shtëpisë së Bardhë

Në mbyllje të procesit të votimit dhe nisjes së numërimit protestuesit zbritën në rrugë në Washington, ku u panë skena të tensionuara.

Qindra protestues marshuan nëpër rrugët e Kapitolit, duke bllokuar trafikun dhe ndezën fishekzjarre. Disa brohorisnin: “Nëse nuk marrim drejtësi, ata nuk marrin paqe!”

10:38/ Biden fiton Hawai. Aty ka katër vota elektorale.

10:16/ Rezultati vijon të jetë i ngushtë. Biden:220. Trump:213.

09:57/ CNN: Biden fiton Maine. Aty ka marrë 3 vota elektorale.

09:30/ CNN: Bideon fiton Arizonën. Aty ka marrë 11 vota elektorale.

08:30/ CNN: Trump fiton Montana. Aty ka 3 vota elektorale.

08:05/ CNN: Trump fiton Nebraskë. Aty ka 4 vota elektorale.

05:30/CNN: Trump fiton Misuri. Aty ka 55 vota elektorale.

05:00/ CNN: Biden fiton Illinois. Aty ka 20 vota elektorale.

03:30/ CNN: Trump fiton Misuri. Aty ka 10 vota elektorale.

03:00/ CNN: Biden fiton New York. Aty ka 29 vota elektorale. Biden kalon në avantazh.

02:27/ CNN: Trump fiton Tennesse. Aty ka 11 vota elektorale.

CNN: Trump fiton West Virginian. Aty ka 5 vota elektorale.

02:07/ CNN: Biden fiton DC. Aty ka 3 vota elektorale.

Biden fiton Delaware. Aty ka 3 vota elektorale.

Biden fiton Massachuttes. Aty ka 3 vota elektorale.

02:05/ CNN: Biden fiton në Maryland. Aty ka 10 vota elektorale.

02:04/ CNN: Trump fiton në Oklahama. Aty ka 7 vota elektorale.

02:00/ Shteti i Indianës ku kryeson Trump ka 11 vota elektorale, kurse shteti i Kentakit ku kryeson Biden ka 8 dhe shteti i Vermontit ka 3. Kjo do të thotë se deri tani Presidenti Trump ka 19 vota elektorale dhe Biden, 3.

01:24/ Donald Trump fiton edhe dy shtetet të tjera në SHBA

Ai ka fituar shtetin e Virxhinias me 69% dhe Karolinën e Jugut me 65.6%

Ndërsa Biden ka fituar Xhorxhian me 61.8% dhe New Hampshireme 72.2%.

01: 21/ Rezultatet në katër shtete, kryeson Trump.

Indiana

Trump 64.2% – Biden 33.2%

Kentucky

Trump 50.9%- Biden 47.5%

New Hampshire

Trump 61.5%- Biden 38.5%

Florida

Trump 53% – Biden 46.1%

 

00:50/ Rezultatet zgjedhore në Karolinën e Veriut, një shtet i lëkundur kyç, do të vonohen me një orë.

Shkak u vë vonesa e hapjes së qendrave te votimit për shkak të disa problemeve teknike. Shtyrjen e rezultatit e vendosi Bordi Zgjedhor i këtij shtetit.

00:40/ Dalin rezultatet e para në INDIANA, diferencë e madhe mes Trump dhe Biden.

Trump kryeson me 73.4% ndersa Biden me 25%.

23:20/ Votimet në ShBA kalojnë pritshmëritë. Pjesëmarrje e madhe në disa shtete

Të gjitha shtetet kanë tejkaluar 50 përqind të numrit të votave të hedhura në zgjedhjet 2016.

Disa shtete, përfshirë Uashingtonin (105%) dhe Teksasin (108%) kanë regjistruar tashmë më shumë vota të hershme sesa pjesëmarrja totale e vitit 2016. Shtetet që nuk shënuan 50% përfshijnë New York (43%) dhe Pennsylvania (39.2%).

23:05/ Fluks i madh pjesëmarrësish. Votues në periferi të Pennsylvanisë prej orësh presin radhen për të votuar.

22:40/ Trump thirrje amerikanëve te votojnë kur kanë mbetur edhe 3 orë nga mbyllja e procesit.

“Dil & VOTO! Nën administratën time, EKONOMIA jonë po rritet me ritmin më të shpejtë EVER me 33.1%. Viti i ardhshëm do të jetë VITI ME I MADH EKONOMIK në Historinë Amerikane!” – shkruan Trump në Twitter.

22:25/ Joe Biden deklaratë për mediat.

Democratic presidential candidate former Vice President Joe Biden speaks to reporters during a campaign stop in Wilmington, Del., Tuesday, Nov. 3, 2020. (AP Photo/Carolyn Kaster)

“Jam supersticioz. Ka shumë votues.”

22:05/ Numër rekord votuesish me prejardhje latine janë regjistruar në zgjedhjet e sotme presidenciale në SHBA, ku besohet se deri më tani tashmë kanë votuar 8.6 milionë latinë, shkruan Business Insider.

21:24/ Sektretarja e shtetit në Arizona, shprehet se gara është e hapur dhe mund të jete ose Trump ose Biden.

“Në sondazhe kemi parë se Biden është fitues në Arizona por për momentin kjo zonë nuk është e ndarë deri ne ate pikë sa ti përkasi njerit prej kandidatëve.

21:00/ Joe Biden flet nga Philadelphia, Pennsylvania teksa thotë: Ne këto zgjedhje do kemi popullsinë më të madhe që do votojë.

Presidenti që kemi i merr gjerat gjithmonë mbrapsht. Një nga ato është kur ai mendon se mund të zgjedhi se kush do votojë. Epo gjejeni çfarë? Jane njerezit ata që do votojne per liderin e ardhshëm. Duhet thjeshtë të kujtojmë se kush jemi! Jemi Amerika!

19:17/ Trump viziton zyrat në Virginia

“Ndihem shumë mirë.

“Kam dëgjuar që po bëjmë shumë mirë në Florida dhe Arizona. Jemi shkëlqyer në Texas. Besoj se po bëjmë mirë kudo. Natë e shkëlqyer na pret,” tha Trump.

19:00/ Joe Biden reagon sërish, thirrje qytetarëve të votojnë

“Është koha! Është koha të marrim vendin dhe demokracinë tonë mbrapsh. 

Është koha per të votuar”.

20:35/ Edhe Kamela Harris, kandidatja per zv.presidente foli nga Detroiti për procesin e votimit.

“Dua ti kujtoj të gjithëve se votimi mbyllet sot në oren 8. Rruga drejt Shtepise se Bardhë padyshim që kalon nga Michigan. Kini besim tek amerikanet. Unë e di që pavaresisht se kë votojmë do e mbrojme me çdo kusht demokracinë tonë”.

18:34/ Radhë të gjata në Pensilvani, mungesë votuesish në New York.

17:44/ Melania Trump voton në Florida

Zonja e Parë ka votuar pak minuta më parë Florida.

“Është dite zgjedhjesh, prandaj doja të votoja sot,” u shpreh ajo kur gazetaret e pyetën pse nuk kishte votuar me Trump një javë më parë.

17:22/ Joe Biden nënshkruan murin e shtëpisë ku u rrit

Joe Biden vizitoi shtëpinë e tij të fëmijërisë në Scranton, Pennsylvania këtë mëngjes të dites së zgjedhjeve. Ndërsa ishte atje ai nënshkroi një nga muret e dhomës së ndenjes.

“Nga kjo shtëpi në Shtëpinë e Bardhë me hirin e Zotit. Joe Biden 11-3-2020 “, shkroi ai.

17:18/ Bill dhe Hillary Clinton votojnë për Joe Biden dhe Kamala Harris.

“Hillary dhe unë me krenari hodhëm votën për Joe Biden dhe Kamala Harris. Ata do të punojnë pa u lodhur për të shëruar ndarjet tona dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Nëse nuk e keni bërë tashmë, votoni sot!”. Ky është reagimi i ish-presidentit amerikan Bill Clinton, teksa ka shpërndarë foton me bashkëshorten Hillary Clinton, pas kanë votuar.

17:13/ Shifrat e fundit bëjnë me dije se rreth 100 milionë amerikanë votuan para 3 nëntori.

17.00/Shtetet vendimtare: Kush udhëheq në sondazhe ?

Florida:  Biden kryson me 1.8%
Pennsylvania: Biden kryeson me 2.6%
Michigan: Biden kryeson me 5.1%
Ëisconsin: Biden kryeson me 6.7 %
Karolina e Veriut: Trump kryson me 0.2%
Arizona: Biden kryson me 0.9%

15:30/

Joe Biden i bën thirrje amerikanëve për të votuar me anë të nje postimi në Twitter: “Mund ta kalojmë këtë krizë.

Mund ta marrim vendin tonë mbrapsh. Mund ta fitojmë këtë betejë per nder të vendit tonë. “

13:30/

 

I pari që ka dhene intervistën telefonike të mëngjesit ka qenë Presidenti Trump për “Fox and Friends”.

Trump u shpreh se do ta shpallë fitoren vetëm atëherë kur të jete vertetë e tillë.

“Nuk ka arsye per të luajtur lojëra. Kemi një mundesi të mirë për ti fituar keto zgjedhje edhe pse nuk i dimë akoma si janë shanset e votimit.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET/ Shqiptarët, jetikë për Presidentin e ri të SHBA, po cili na vlen më shumë Trump apo Biden?!
Previous article SËRISH ALARM NË VJENË/ Qytetarët në panik pas zhurmës së madhe të sirenave të 20 automjeteve, reagon policia

F.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT