• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RENDITJA GLOBALE/ Shqipëria ngjitet me 30 vende për qëndrueshmërinë energjetike, Balluku: Vlerësim i rëndësishëm
Home
Ekonomi

RENDITJA GLOBALE/ Shqipëria ngjitet me 30 vende për qëndrueshmërinë energjetike, Balluku: Vlerësim i rëndësishëm

3 November, 2020 F.autor Ekonomi

Shqipëria shënon një progres të rëndësishëm në renditjen globale për qëndrueshmërinë energjetike. Në indeksin e publikuar për vitin 2020 nga ana e Këshillit Botëror të Energjisë, Shqipëria renditet në vendin e 43 mes 108 shteteve, duke fituar 30 pozicione në krahasim me vitin e kaluar.

“World Energy Trilemma Index” mat qëndrueshmërinë energjike të një shteti, duke u bazuar në tre shtylla kryesore: sigurinë energjetike, barazinë dhe qëndrueshmërinë ambientale. Në indeksin e këtij viti, Shqipëria renditet e para mes vendeve të rajonit, ndërkohë që pozicionohet në vend të 4-t në glob në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale, duke u renditur pas Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cilëson këtë vlerësim si një moment krenarie, e cila reflekton dukshëm progresin që ka bërë vendi ynë në këtë sektor.

“Një vlerësim që na bën krenarë. Shqipëria renditet e para, mes vendeve të rajonit, në indeksin i cili pasqyron renditjen globale të qëndrueshmërisë energjetike, publikuar nga Këshilli Botëror i Energjisë. Kemi rikuperuar 30 pozicione krahasuar me një vit më parë, duke shënuar një progres të dukshëm. Shqipëria renditet në vendin e 43 në botë ndër 108 ekonomi, teksa pozicionohemi në vendin e 4 në glob në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale. “World Energy Trilemma Index” mat qëndrueshmërinë energjetike të një shteti duke u bazuar në tri shtylla kryesore: sigurinë energjetike, barazinë dhe qëndrueshmërinë ambientale”, shkruan ministrja Balluku në rrjetin social. Sipas raportit, Shqipëria merr më shumë pikë në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale dhe në atë të barazisë. Në indeksin e Këshillit Botëror të Energjisë për vitin 2020, Zvicra renditet e para e ndjekur nga Suedia dhe Danimarka.

Shqipëria është ndër të pakta vende në botë e cila prodhon 100% energji të rinovueshme. Në muajin korrik të këtij viti, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nënshkroi marrëveshjen me kompaninë Voltalia, e cila u përzgjodh fituese përmes një ankandi tejet transparent, për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Karavastasë. Një park i cili do të ketë një kapacitet të instaluar prej 140 megavat energji dhe që do të prodhojë po ashtu energji të rinovueshme. Realizimi i këtij projekti do të jetë një tjetër hap i rëndësishëm në drejtim të rritjes së sigurisë energjetike dhe diversifikimit të burimeve energjetike, çka është dhe një ndër prioritetet e programit qeverisës. Shumë shpejt do të hapet gara edhe për ndërtimin e një parku tjetër fotovoltaik në zonën e Spitallës duke hedhur kështu hapa të rëndësishëm drejt objektivit për diversifikimin e burimeve të energjisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Njihej si demokrati më i “çmendur” i Kavajës, “Big Leli” i bashkohet PS. Spiropali: Të na rrojë partia...
Previous article AMERIKA VOTON SOT/ Si ndikoi PANDEMIA në këto zgjedhje. DYFISHI i votuesëve të 2016...

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT