• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ËSHTË RADHA JONË PËR…”/ Shqiptari, vullnetar në punimet e kërkim-shpëtimit në Izmir
Home
Sociale

“ËSHTË RADHA JONË PËR…”/ Shqiptari, vullnetar në punimet e kërkim-shpëtimit në Izmir

3 November, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Në mesin e shtetasve të huaj vullnetarë që tregojnë përpjekje për kërkimin dhe shpëtimin e personave në rrënojat e shkaktuara nga tërmeti në Izmir është i përfshirë edhe një shqiptar, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas tërmetit 6.6 ballë që ndodhi më 30 tetor në brigjet e rajonit Seferihisar të qyteti Izmir në Turqi, në qytet mbërritën ekipe të shumta zyrtare dhe nga shoqëria civile për kërkime.

Në mesin e këtyre tërheq vëmendjen ekipi i kërkim-shpëtimit të Fondacionit të Ndihmës Humanitare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (İHH) në të cilin ndodhet personeli dhe vullnetarë me shtetas të huaj.

Ekipi ku janë të përfshirë shtetas nga Shqipëria, Siria, Egjipti dhe Afganistani, merr pjesë me përkushtim në punimet e kërkim-shpëtimit për personat që ndodhen nën rrënoja.

“Kemi ardhur për të shprehur mirënjohjen tonë”

Shtetasi shqiptar, Andi Mimini me detyrë në ekip, në një deklaratë për AA tha se me IHH është njohur në Turqi ku ai ndodhet për arsimim dhe se prej 4 vitesh kryen detyrën e koordinatorit të menaxhimit të fatkeqësive.

Duke shpjeguar se tërmetin e ndodhur në Izmir e kanë ndjerë edhe në qytetin Bursa, Mimini tha se menjëherë pas tërmetit kanë mbërritur në Izmir.

Mimini tha se po vazhdojnë punimet pa ndërprerë. “Pak kohë më parë në Shqipëri ndodhi një tërmet. Turqia si shtet dhe si popull na u gjend pranë atje. Edhe ne mbetëm shumë të kënaqur nga kjo. Tashmë është radha jonë që të ndihmojmë. Si shqiptar, bashkë me shokët tanë vullnetarë të tjerë vrapuam, erdhëm këtu duke marrë pjesë në punime për të shprehur mirënjohjen tonë”.

Poashtu edhe siriani, Alaa Eddin Darwish i cili është student në degën e Inspektimit të Strukturave në Universitetin “Ağrı İbrahim Çeçen” shpjegoi se kanë ardhur në Izmir për të shpëtuar njerëzit dhe se dje nxorën trupat e pajetë të dy personave.

“Po bëjmë të pamundurën për të shpëtuar personat nën rrënoja. Këtu ndodhemi në rrugën e Allahut. Ndodhem këtu për të shprehur falënderimet e mia për popullin turk”, tha Darwish./AA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË NË FUND U RIKTHEVA"/ Myrto Uzuni mposht koronavirusin, shpresë për sfidën ndaj Juventus
Previous article SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Mungon edhe Ismajlgeci, trembin Vangjeli dhe Muçi. Ja situata tek "Bardheblutë"...

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT