Një person i plagosur me armë zjarri është paraqitur në orët e para të mëngjesit te Trauma.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, dhe ende nuk ka treguar çfarë ka ndodhur.
Report tv mëson se i riu ka një plagë plumbi në këmbë.
Ai është marrë në pyetje nga policia pasi është mjekuar ng mjekët dhe në vazhdim pritet të zbardhet ngjarja e plotë.


