Kryeministri Rama kap sërish me gafë kreun e PD Lulzim Basha, për të disatën herë. Në takimin që ka mbajtur sot në Qytetin Studenti, Basha ka thënë se studentëve me të ardhura mbi 640 milion lek do iu përgjysmohet tarifa.
“Për ata që vijnë me të ardhura mbi 640 milionë lek do t’iu përgjysmohet tarifa”, thotë Basha mes studentëve, ndërsa këta të fundit e duartrokasin. Nuk dihet se për çfarë të ardhurash flet kreu i PD.
Kjo gafë e Bashës nuk mund të mos merrte vëmendjen e kryeministrit Rama. “Obobo studentëve me të ardhura mbi 640 milionë lekë (në muaj besoj) do t’iu përgjysmohet tarifa. Të reja apo të vjetra o Njish?!”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme.


