Një lajm i trishtë vjen nga Kosova, ku mësohet se ka ndërruar jetë ish-kameramani i Radio Televizionit të Kosovës, Lulzim Kryeziu.
Lajmi bëhet i ditur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që i ka shprehur ngushëllimet familjarëve me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Kryeziu ka qenë shembull i profesionalizmit dhe përkushtimit në punë, andaj veprimtaria e tij do të jetë frymëzim e udhërrëfim për brezat e rinj. Ceremonia mortore do të mbahet sot në orën 16:00, në varrezat e Prishtinës. AGK-ja i shprehë ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të Lulzim Kryeziut”, thuhet në njoftimin e AGK-së.


