• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RINDËRTIMI/ Ritëm i lartë punimesh në Shijak, kryebashkiaku Arbana: Brenda dhjetorit gati 500 banesa individuale
Home
Sociale

RINDËRTIMI/ Ritëm i lartë punimesh në Shijak, kryebashkiaku Arbana: Brenda dhjetorit gati 500 banesa individuale

1 November, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Procesi i rindërtimit po vijon me ritëm tejet të lartë në zonën e Shijakut, ku brenda fundit të dhjetorit pritet të jenë gati për banorët e prekur nga tërmeti nëntorit të shkuar, 500 banesa individuale, si dhe 4 institucione arsimore.

Gjithashtu puna po vijon me ritëm të lartë dhe për ndërtimin e 19 pallateve në lagjen lugina, si dhe ndërhyrjen në rregullimin e fasadave dhe forcimin e themeleve dhe kolonave për 27 pallate.

Elton Arbana, Kryetari i Bashkisë së Shijakut, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare ka bërë me dije se faza e rindërtimit po ecën përtej pritshmërive.

“Faza e rindërtimi po ecën përtej pritshmërive që kemi pasur, pasi ishim skeptik edhe për shkak të turneve. Po punojmë me ritme të zgjatura me dy turne për të kapur afatet për të cilat jemi premtuar. Këtu jemi në kopshtin numër 1, këtu në qendër të Shijakut. Jemi duke punuar në katin e dytë të hedhjes së tavanti dhe shumë shpejt do të nis dhe faza e muraturës. Ky kopsht do ketë 150 fëmijë”,- tha Arbana për ATSH.

“Po punohet për shkollën e mesme “Kajo Karafili” në Maminas, gjithashtu në shkollën e mesme “16 shtatori” dhe shkolla 9 vjeçare “Lidhja e Prizrenit”. Për të katërta këto objektet ne do të kapim afatet e paracaktuara për të mbyllur punimet brenda datës 26 nëntor. Gjithashtu kemi dhe shkollën 9 vjeçare në Xhafzotaj, dhe kopshtin nr.2, që janë marrë përsipër të ndërtohen nga UNDP, siç e dini UNDP ka procedura të tjera pak më të tej-zgjatura dhe koha për të mbaruar këto shkolla do jetë pak më e gjatë dhe besoj se brenda janarit dhe këto dy institucione do të jenë gati”,- shtoi Arbana.

Duke folur për rindërtimin e pallateve të dëmtuara, ai tha se në lagjen Lugina do ndërtohen 19 pallate të reja. “Këtu ndodhemi në lagjen lugina, një nga lagjet më të prekura në Shijak. Aktualisht op punohet infrastruktura e brendshme e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimeve, ujërat e shiut, energjia elektrike dhe infrastruktura e brendshme e kësaj lagje. Në këtë lagje janë demoluar 19 pallate shumë katëshe dhe është bërë dhe evadimi i mbetjeve për t’i hapur rrugë rindërtimit të një lagje krejtësisht të re, ku do ndërtohen 19 pallate të reja për të akomoduar 650 familje që kanë humbur shtëpitë e tyre për shkak të tërmetit të nëntorit të shkuar”.

“Këto familje aktualisht trajtohen me bonus qiraje, dhe do ta përfitojnë këtë bonus deri në momentin që shtëpitë e tyre të nisura tanimë deri sa të hyjnë në shtëpitë e reja. 25 000 metra ndërtim do të ndërtohet këtu në lagjen lugina, është ideuar e projektuar të ketë parkim të jashtëm, nëntokësor, gjelbërim, bibliotekë, kënde lojërash, sipas standardeve europiane dhe euro kode 8 për ndërtimin e këtyre pallateve. Nga dita e parë e hapjes së themeleve brenda 1 viti e gjysmë do të bëjmë të mundur ndërtimin e këtyre pallateve dhe më pas do bëhet certifikimi i hyrjeve për t’ju dorëzuar më tej qytetarëve”,- shtoi Arbana.

“Në Bashkinë e Shijakut ka nisur demolimi për ndërtimin e 500 banesave individuale. Siç kemi premtuar ato banesa që kanë nisur do të përfundojnë brenda dhjetorit 2020. Ne kemi mbaruar lotin e parë me 50 banesa individuale, të cilat familjarët tanimë i kanë përfituar tashmë familjarët. Brenda mesit të nëntorit do të dorëzohen dhe 100 shtëpi të tjera dhe më pas do të bëhet brenda fundit të dhjetorit do të bëhet dorëzimi i të gjitha shtëpive nën rindërtim, pra 500 banesave”,- nënvizoi Kreu i Bashkisë së Shijakut.

Ai deklaron për ATSH se në Bashkinë e Shijakut kemi dhe 27 pallate të tjera që janë përfitues të grandeve.

“Administratorët e pallateve kanë bërë mundur gjetjen e firmës që po punon për meremetimin e pallateve. Firma që ka marrë përsipër këtë punë, ka bërë të mundur përforcimin e themelit dhe kolonave duke forcuar strukturën e pallatit. Po ashtu është bërë suvatimi i tyre dhe për depozitat është bërë e mundur ulja e tyre dhe sistemimi I tyre në një territori ngjitur me pallatin. DO jenë tre depozita 5 mijë litroshe. Janë marrë masat edhe për sistemin elektrik të ri të lagjes dhe mendoj se është bërë punë shumë e mirë duke menaxhuar në mënyrë efikase fondet”,- deklaroi Arbana.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 1 VIT PAS NDARJES/ Ribashkohet çifti i njohur i showbizit shqiptar (FOTOT)
Previous article COVID-19/ NYT: A vlerësojnë spitalet çdo pacient? Këtë dimër ato kanë shansin ta provojnë

s.autor

Postime të ngjashme

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës Aktualitet

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999 Aktualitet

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë Aktualitet

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT