• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDET MYSLIMANE PROTESTA NDAJ MACRON/ Franca paralajmëron qytetarët e saj për sulme të reja
Home
Nderkombetare

VENDET MYSLIMANE PROTESTA NDAJ MACRON/ Franca paralajmëron qytetarët e saj për sulme të reja

31 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Kërcënimi është kudo” – deklaroi Ministri i Jashtëm francez duke pasur parasysh aktet e fundit terroriste në Francë. Ndërkohë në disa vende myslimane vazhdojnë protestat kundër Macronit.

Pas sulmit islamik në Nicë i cili shkaktoi tre të vdekur, Franca ka paralajmëruar qytetarët e saj në të gjithë botën për sulme të mundshme ndaj tyre: “Kërcënimi është kudo”, tha Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian pas një takimi të kabinetit të sigurisë të kryesuar nga Presidenti Emmanuel Macron.

“Hapi nga urrejtja virtuale në dhunën e vërtetë është i vogël,” tha Le Drian. Parisi ka udhëzuar misionet diplomatike jashtë vendit që të forcojnë masat e sigurisë.

Kurse Ministri i Mbrojtjes Florence Parly tha pas takimit të krizës se Franca do të mbrojë më mirë sidomos shkollat ??dhe kishat. Sipas Ministrisë së Brendshme për këtë qëllim po mobilizohen 3500 policë rezervë. Nga këtza 120 policë shtesë do të patrullojnë në Nicë.

Presidenti Macron kishte njoftuar më parë se njësia kundër-terrorizmit e ushtrisë do të shtohet nga 3,000 në 7,000 vetë. Kryeministri Jean Castex shpalli pas atentatit në Nicë shkallën më të lartë të rrezikut nga terrori në vend.

Presidenti Emannuel Macron deklaroi në Nicë se “e gjithë Franca është sulmuar”. Nëse ky vend sulmohet për shkak të vlerave të tij dhe të drejtës së lirisë së mendimit. “Ne nuk do të tërhiqemi.”

Forcimi i masave të sigurisë lidhet me kërcënimet dhe protestat masive kundër Francës në vendet myslimane.

Të enjten ish-kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad, e quajti si të ligjshme “vrasjen e miliona francezëve”. Ai e justifikoi këtë me “masakrat” franceze të epokës koloniale. Nën presionin e qeverisë franceze Twitter i fshiu mesazhet e shkurtra të Mahathir Mohamadit.

Protesta kundër Macronit pati edhe në Bangladesh, Pakistan, Afganistan si dhe në territoret palestineze. Udhëheqësi i Hamasit Fatih Hammad tha para demonstruesve në kampin e refugjatëve Xhebalia: “Abuzimi me profetin tonë Mohammed nga Franca shkel besimet e dy miliardë myslimanëve në të gjithë botën”./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INFERMIERJA QË FITOI BETEJËN/ Mesazhi që jep për gratë dhe vajzat në mbyllje të muajit të sensibilizimit për kancerin e gjirit
Previous article PO MERR FORMË TERMINALI I PASAGJERËVE.../ Punime intensive në Aeroportin e Kukësit për të nisur fluturimet vitin ardhshëm

s.autor

Postime të ngjashme

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT