• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA AKSION NË DURRËS/ Arrestohen 3 persona, njëri prej tyre me precedent kriminal
Home
Aktualitet

POLICIA AKSION NË DURRËS/ Arrestohen 3 persona, njëri prej tyre me precedent kriminal

31 October, 2020 s.autor Aktualitet

Policia e Durrësit vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, ku në orët e fundit ka arrestuar tre persona, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm kriminal.

Njoftimi i policisë:
Bie në prangat e Policisë një 40-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar.
Forcat “Shqiponja” në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe evidentimin e personave që lëvizin me sende të kundërligjshme, kanë organizuar një pikë kontrolli në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave” në lagjen nr. 13, Durrës dhe si rezultat kanë goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
M. R., 25 vjeç dhe J. B., 24 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”), të dy banues në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Opel” në pronësi të shtetasit J. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 300 gr. lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike e gjetur në mjet, mjeti tip “Opel dhe 2 aparate celularë.
—
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. T., 40 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2017, e ka dënuar me 7 muaj burg, për veprën penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjëndje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AMAN MOS I TREGONI SE DO MË VESHË E MUA..."/ Eduartin e gjen “belaja” këtë Halloween me Arbanën (FOTO)
Previous article I INFEKTUAR ME COVID-19/ Një 16-vjeçar i shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi". Trajtohet me oksigjen

s.autor

Postime të ngjashme

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës Aktualitet

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999 Aktualitet

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë Aktualitet

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT