Ditën e sotme një tërmet me magnitudë 6.6 i shkallës Richter goditi Turqinë dhe disa nga ishujt grekë, ndërkohë që deri më tani janë raportuar 12 viktima dhe më shumë se 400 të plagosur.
Të shumta kanë qenë postimet sensibilizuese për Turqinë dhe Greqqinë, mes tyre edhe të lidervë të të gjitha shteteve.
Por në rrjetet sociale ka patur edhe postime provokuese për tërmetin në Izmir, ndaj Kryeprokuroria Publike e Izmirit udhëzoi oficerët e zbatimit të ligjit për të identifikuar postet që kërcënojnë paqen dhe solidaritetin shoqëror, që përmbajnë urrejtje dhe diskriminim.
Ndërkohë vazhdon puna e ekipeve të zjarrfikësve me shpresën për të nxjerrë nga rrënojat sa më shumë të mbijetuar.


