Presidenti Ilir Meta publikoi mëngjesin e sotëm një video teksa bënte ecje nga Liqeni i Tiranës, i shoqëruar nga këshilltari i tij Bahri Shaqiri.
Videon e Metës e ka shpërndarë dhe kryebashkiaku Veliaj, i cili shkruan se është kënaqësi që Meta shijon punët e Bashkisë së Tiranësm,m ndërsa e thumbon duke thënë se dikur dhe Liqeni ka qenë i zaptuar.
“Kenaqesi qe Presidenti po shijon punet e Bashkisë Tirane, qe i saboton rregullisht. Dhe Liqeni qe zaptuar, por sot eshte histori suksesi! Njesoj si Astiri e zgjatimi i Lanes. #PunaJoDhuna”, shkruan Veliaj.
Kenaqesi qe Presidenti po shijon punet e @BashkiaTirane qe i saboton rregullisht. Dhe Liqeni qe zaptuar, por sot eshte histori suksesi! Njesoj si Astiri e zgjatimi i Lanes. #PunaJoDhuna ✌️ https://t.co/Efq2aJnaAJ
— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) October 30, 2020


