Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Librazhd, ku mësohet se një i ri është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen “Agjensia”. Burime bëjnë me dije se 24-vjeçari me inicialet J.S., ka rënë mbi një shkurre dekorative para pallatit.
Zhurma e madhe dhe ulërimat e tij kanë shokuar banorët e pallatit. 24-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit, ndërkohë që pasi ka marrë ndihmën e parë është nisur drejt Traumës në Tiranë.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.


