• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO TË HEDHI NË ERË ZGJEDHJET”/ Rama: Shkarje e rëndë! Të të futet në bark Mona me Ilirin…
Home
Politikë

“DO TË HEDHI NË ERË ZGJEDHJET”/ Rama: Shkarje e rëndë! Të të futet në bark Mona me Ilirin…

29 October, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama duke shpjeguar votimin në Kuvend që rrëzoi dekretin për Kodin Zgjedhor, tha se vetë Presidenti Ilir Meta e ka sfiduar Parlamentit që ta votojë kundër.

“Për sa i përket përpjekjes së Ilir Metës për ta bllokuar këtë proces, duke e çuar në Venecia, është një përpjekje se tregon se ku do të dalë Ilir Meta. Do të dalë aty ku faktikisht desh të dalë edhe më parë, të hedhë në erë zgjedhjet”, tha Rama.

Më tej, kryeministri deklaroi se presidenti po bën atë që nuk e ka bërë askush në botë deri më sot, duke dekoruar ata që kanë rënë në luftë 50 apo 100 vite më parë.

“Ilir Meta me një trastë me verdhushka në dorë, shkon dhe iu shpërndan medalje si të dalluar mes heronjve. Nuk e ka bërë asnjë në botë këtë asnjëherë, as mbretërit, as perandorët, as princat, as kancelarët, presidentët e tjerë jo, që t’iu japin medalje atyre që kanë rënë në fushat e luftës para 50 apo 100 vjetësh. Është e pamundur të ndodhë. Ilir Meta kërkon të na thotë që jo vetëm ndodh, por kjo është gjëja e duhur. Te kjo shfaqje e një shkarjeje të rëndë unë shoh arsyen pse vjen këtu refuzimi. Refuzimi për ligjin zgjedhor për zgjedhjet që bëhen në prill të vitit të ardhshëm. Nëse do t’i besonim Monikës, me ligjin e sotëm, LSI merr 100 mandate, ndërsa po se miratuam merr 80. Ligji që ne kalojmë e bën më të qartë për njerëzit se ku të votojnë, për këtë votojnë dhe se ku përfundon vota e tyre.

Deri më sot vota ka qenë që votojmë Lulin, po e ke si ato mrrokllat kinder, që hap çokollatën te del Meta brenda, edhe Monika bashkë. Llogarite ta gëlltisësh pa e hapur atë, e ke Metën me Monikën këtu te barku duke të bërë protestë çdo ditë për punësime, tenderime, reflektime dhe dekorata, ndërkohë që ti je demokrat. Imagjino Korab Lita se nga çfarë ke shpëtuar ti. është e paimagjinueshme për mua që ti nuk e ke votuar dhe nuk e voton sot këtë. Ne nuk kemi çfarë presim. Për sa i përket përpjekjes së Ilir Metës për ta bllokuar këtë proces, duke e çuar në Venecia, është një përpjekje se tregon se ku do të dalë Ilir Meta. Do të dalë aty ku faktikisht desh të dalë edhe më parë, të hedhë në erë zgjedhjet.

Ne do ta bëjmë këtë se fiton zgjedhësi, se e di mirë për këtë voton. E di shumë mirë se po votoi Lulin, voton në paketë Ilirin e Monikën, bashkë me Saliun. Merr këtej e merr andej dhe në fund kape qeverinë për këmbësh, e pastaj qeveria ka përgjegjësi, LSI ka qetësinë, kurse dashuria është transaksion, edhe këtej, edhe andej. Sikundër e kemi thënë edhe më parë kjo lojë ka mbaruar. Nuk është Parlamenti që e shkarkon Presidentin, por është Gjykata Kushtetuese në fund fare”, deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BËNIM SEKS 10 HERË NË DITË"/ Historive të zjarrta në shtrat u vjen fundi, Boateng ndahet nga Melissa Satta (FOTO)
Previous article ZYRTARE/ Liga Profesioniste i jep fund bojkotit, ja kur do të startojë Kategoria Superiore

F.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT