• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPEN THEMELET PËR SHKOLLËN E RE “SAMI FRASHËRI”/ Veliaj: Ata që deklaruan se do ndërtohet në Paskuqan, sot duhet të…
Home
Politikë

HAPEN THEMELET PËR SHKOLLËN E RE “SAMI FRASHËRI”/ Veliaj: Ata që deklaruan se do ndërtohet në Paskuqan, sot duhet të…

29 October, 2020 s.autor Politikë

Nisi sot hapja e themeleve për ndërtimin e shkollës së re “Sami Frashëri”. Së bashku me nxënësit ekselentë të shkollës dhe përfaqësues të bordit të prindërve, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, inspektuan punimet dhe theksuan se gjimnazi i ri është “paja” më e mirë që i lëmë gjeneratës tjetër.

“Nuk ka mënyrë më të mirë se ta nisnim sot punën së bashku me nxënësit më të mirë të “Sami Frashërit”. Themelet në arsim janë themelet më të rëndësishme. Patjetër, njerëzit kanë nevojë për shtëpi, por themelet e shkollave janë “paja” që i lëmë një gjenerate tjetër”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se sot është momenti që të heshtin e të ulin kokën politikanët që gënjyen dhe deklaruan se “Sami Frashëri” do të ndërtohet në Paskuqan. “Sot kundërshtari ynë është injoranca, gënjeshtra, janë të pavërtetat, fryma e përçarjes që fusin ca politikanë, për të cilët nuk ka rëndësi nëse ka qenë tek “Samiu” apo jo, dhe thonë: Shkolla do shkojë në Paskuqan, se këtu do bëhet pallat. Ata duhet të turpërohen sot, është momenti të heshtin, të ulin kokën dhe nëse kanë gjak shqiptari, sot është momenti që edhe të skuqen”, deklaroi Veliaj.

Duke falenderuar prindërit e nxënësve për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, kryebashkiaku siguroi se “Sami Frashëri” do të ringrihet më e fortë e më e madhe. “Të hapësh panik për dritën e syve, që janë fëmijët, e t’u thuash se shkolla s’do jetë më, se këtu ka një aferë, e në fakt janë këta politikanë që bënë një aferë me shkollën “Kosova”, të cilën ne e bëmë nga e para aty ku ishte. Ata e dogjën, e shkrumbuan, e kthyen pronën për pallat dhe tani hajduti thotë kapni hajdutin sepse ngaqë i kanë bërë vetë këto gjëra mendojnë se secili prej nesh bën gjëra të tilla. Kjo është arsyeja pse u sulen inceneratorëve, ndryshimit të qytetit. I falenderoj shumë prindërit e nxënësit e “Sami Frashërit” për bashkëpunimin, mirëkuptimin, durimin”, nënvizoi Veliaj

Kreu i Bashkisë dha lajmin e mirë për nisjen e punës për pallatet e reja, që do të ndërtohen në lagjen “5 Maji”, për strehimin familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. “Mezi pres që nesër të rikthehemi në një tjetër kantier, atë të kantierit të pallateve në Tiranë, jo në Paskuqan. Ata që nuk ndërtuan dot një shkollë në katër vite, ata që kur ne ishim nxënës mbollën vetëm përçarje, përfshirë edhe në këtë shkollë, me frymën e represionit dhe gjithë dhunës që ushtrohej në ’97, shpresoj shumë që të kenë mësuar nga e kaluara dhe shpresoj që në këto ditë që ne ndërtojmë, të na lënë të punojmë”, tha Veliaj.

Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, e cilësoi hapjen e themeleve të reja të shkollës një ditë të shënuar, jo vetëm për arsimin në vendin tonë, por për të gjithë qytetarët që kthejnë një ëndërr në realitet. “Kjo është një nga shumë shkollat, mbi 140 shkollat që ne po ndërtojmë së bashku me donatorët”, theksoi ai.

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, njëherësh edhe deputete e Njësisë 9, u shpreh se shkolla e re “Sami Frashëri” është emblema e ringritjes së arsimit në raport me dëmtimet e tërmetit. “Tërmei i 26 Nëntorit, por edhe tërmeti i Shtatorit, na dëmtuan shumë shpirtërisht, na dëmtuan shumë ekonomikisht, por ajo çfarë bëmë në një vit pamë sesi po ringrihemi bashkë. “Sami Frashëri” është emblema e ringritjes së arsimit në raport me dëmtimet e tërmetit. Falë investimeve të qeverisë, falë programit të rindërtimit, falë vizionit, përpjekjes së kryeministrit për të bërë të mundur që në një kohë shumë të shpejtë ta bëjmë realitet atë çfarë premtuam”, u shpreh Manastirliu.

E ndërtuar në vitet ‘60, gjimnazi “Sami Frashëri” pësoi dëme të rënda në kollonat mbajtëse nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Godina e re, jo vetëm do t’i japë fund mësimit me dy turne, por do të ketë dhe laboratorë modernë, terrene sportive dhe ambiente në shërbim të komunitetit të zonës pas mësimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZË SULMI TEK INTERI/ “Lu-La” e lodhur, shumë goditje dhe 0 gola
Previous article META I DHA NËNSHTETËSINË SI "VIP" BRENDA 8 ORËVE/ Cobbinah paraqitet në gjykatë, nën akuzë për falsifikim të lejes së qëndrimit (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT