• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA E COVID-19/ Manastriliu “thumbon” opozitën: Pandemia nuk është futboll politik, e keni përdorur që në fillim…
Home
Politikë

SITUATA E COVID-19/ Manastriliu “thumbon” opozitën: Pandemia nuk është futboll politik, e keni përdorur që në fillim…

29 October, 2020 s.autor Politikë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga Kuvendi ka deklaruar se po punohet për rritjen e kapaciteteve në spitale. Gjatë deklaratës së saj ajo ka thënë se pandemia në vendin tonë është përdorur politikisht, duke “shigjetuar” këtu opozitën.

“Shqipëria ka marrë 70 pikë njëosj siRumania dhe më shumë se vendet e ballkanit perëndimor, pikët më të larta janë për trajtimin e tumorit të gjirit, të tuberkulozit të sëmundjeve pulmonare, mbulimi vaksinat etj.

Këto janë vlerësime që ne marrim jo nga organizata të pacertifikuara por nga revista prestigjoze në të cilat punojnë më shumë se 5000 bashkëpunues akademik. Më lejoni që shumë shkurt të ndalem te çfarë situate po kalojmë, duke marrë lejen tuaj për të cituar disa fjalë të drejtorit të përgjithshëm të OBSH. “Atje ku ka patur përçarje politike në nivel kombëtar është vënë re mungesë respekti për shkencën dhe punonjësit e mjekësisë. Ndaloni përdorimin politik të Covid, pandemia nuk është futboll politik. Pandemia është përdorur edhe pa ardhur rasti i parë në vendin tonë. Ne nuk jemi ndalur për asnjë moment punën në këtë kohë shumë sfiduese.

Stafet tona kanë 8 muaj që rrezikojnë jetën. Është fenomen i përhapur ai që përmend dhe kritikon kreu i OBSH. Ping pongu politik është sporti i lojën që ka nisur ende pa filluar pandemia. Sot flasim për kapacitete por më herët i kanë bërë thirrje Kavajës çohuni se do ju sjellin karantinën. Nuk po flas për testet se vendosin objektiva të pavlerësuara nga pikëpamja shkencore. Sduan ta kuptojnë se vendimet e qeverisë janë të bazuara nga komitetë ekspertësh. Strategjia e vjeshtë dimrit përfshin numrin e rritjes së testimeve. Nga qershori deri më sot është 4 fishuar numri i testeve. Strategjia jonë përfshin dhe rritjen e numrit të stafeve.

Kjo luftë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, ndaj që e gjithë sakrifica të mos shkojë kot çdo qytetar duhet të respektojë vendosjen e maskës dhe higjenës personale. Unë e di që qytetarët presin gjithmonë dicka të re.

Qeveria po përgatitet për të përballuar çdo skenar, ndaj masat që jemi duke ndërmarrë sa i përket parandalimit shkojnë në këtë drejtim për të siguruar që të mundemi të frenojnë pandeminë nëpërmjet respektimit të rregullave.

Nëse do kemi mbingarkesë të spitaleve do të përballemi me vështirësi dhe do zgjedhim kush do trajtohet i pari. Akti normativ që do kalojmë sot jo vetëm mbështe tqytetarët por drejton vëmendjen drejt zbatimit të masave, që nuk është gjoba qëllimi parësor, por ka ardhur momenti që ne të bëjmë më të mirën tonë që se sollëm ne dhe as qeveria. Beteja e parë që duhet të fitojmë është ajo shëndetësore”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBAT NË KUVEND/ Lleshaj i kthehet keq Murrizit: Harroje se mund të bësh politikë me policinë! Ke dështuar, me mua e ke të vështirë të trashësh zërin
Previous article IRONIA/ Kur “RD” akuzonte Metën se donte të vriste Topallin, sot shan ish-kryeparlamentaren dhe mbron Presidentin

s.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT