Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë pasditen e kësaj të mërkure (28 tetor) në orën 16:00 Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit në një videokonferencë.
Në këtë forum do të marrin pjesë Sekretari i Shtetit të ShBA, Mike Pompeo dhe Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli.
Forumi kundër Antisemitizmit organizohet nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit.
Fjalën hapëse të këtij forumi do ta ketë kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i cili do të pasohet më pas nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama.
Në këtë forum do të flasin dhe Sekretari i Shtetit të ShBA, Mike Pompeo dhe Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli.
Kujtojmë që Parlamenti i Shqipërisë miratoi të enjten (22 tetor) projekt-rezolutën për përkufizimin e përdorshëm për Anti-Semitizimin përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit. kjo projekt-rezolutë është miratuar me 111 vota pro. Asnjë deputet në sallë nuk ka dalë kundër dhe pas votimit të gjithë kanë duartrokitur.
Të pranishëm në parlament gjatë miratimit të projekt rezolutës kanë qenë edhe ambasadorët, të SHBA, BE dhe i Izraelit, të cilët po ashtu kanë duartrokitur në sallë bashkë me deputetët.


