• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“META NUK MBAN MASKË KËRKON TAMPON”/ Braçe: Gjoba nuk mjafton për shmangien e karantinës
Home
Politikë

“META NUK MBAN MASKË KËRKON TAMPON”/ Braçe: Gjoba nuk mjafton për shmangien e karantinës

28 October, 2020 s.autor Politikë

Zv. kryeministri Erion Braçe i ka bërë një apel të fortë qytetarëve për mbajtjen e maskës, ndërsa kërkon masa më të forta nga policia.

Ai thotë se angazhimi i policisë vetëm për ndëshkimin e atyre që lëvizin pa maska në rrugë nuk mjafton për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Braçe shprehet se policia duhet të jetë garante për izolimin e atyre që janë pozitiv me Covid-19, atyre që kanë bërë tamponin dhe presin përgjigjen, ndalimin e ceremonive mortore dhe zbatimin e protokolleve në bare, lokale dhe restorante.

Braçe ironizon edhe presidentin Meta dhe Monika Kryemadhi, ndërsa fton qytetarët që të mos i dëgjojnë.

“Ligji ligj e njësoj për të gjithë! Po a mund të bëhemi me efektiv? Patjetër që po! 1. Si qytetarë; Mbaje maskën për vete e familjen tënde, jo për qeverinë. E thamë, maska në fytyrën tënde nuk është politikë për politikë, por bashkë me distancën e duhur dhe higjienën janë shpëtim për ty! Ilir Meta që nuk mban maskë e kërkon tampon, nuk të mbron, thjesht tallet me ty; Monika Kryemadhi që nuk mban maskë sepse nuk duhet të mbajë gojën kundër gjithkujt, është rrezik për ty! E thjeshtë, mbro veten, mos e bëj veten për spital, kushton shumë më pak për ty e për shoqërinë!

Si shtetarë, ruajtjes të ligjit e rregullit; Është e thjeshtë kjo që sheh në foto, tre policë në detyrë që lëvizin me makinë, shohin dikë pa maskë e presin një gjobë. Po a është efektive kaq? Nuk mjafton! Ja përse; policia duhet të jete garante për izolimin e gjithkujt që është pozitiv, familjes së tij; policia duhet të jetë garante për izolimin e gjithkujt që ka bërë një tampon e pret përgjigje, familjes së tij;

– policia duhet të jetë garante e ndalimit të çdo ceremonie mortore për çdo familje që ka pësuar humbje nga cilado arsye-Covid apo zemër, aksident etj; policia duhet të jetë garante e ndalimit të çdo dreke për vdekje a qëllim tjetër ku grumbullohen turma njerëzish; task forca e ngritur për këtë qëllim duhet të jetë garante e ndalimit të çdo shkeljeje protokolli në bare, lokale, restorante;

Duhet ta bëjë këtë me çdo çmim dhe cilido duhet të bindet; Alternativa për ta është një mbyllje e afërt, kolektive që do rrënojë ata e vendin! I bëjmë dot këto; Ju si qytetare e ne si qeveri! Bashkë! bashkë! Mos dëgjoni idiotë që ju duan të sëmurë, në spital patjetër, të vdekur madje për politikën e tyre të ndyrë!

E kuptoni; Këta mendojnë se sa më shumë nga ju të sëmurë, sa më shumë nga ju të vdekur, aq më e fortë garancia se Lyli, Monika, Saliu e Iliri vijnë në pushtet! Më të poshtër se kjo nuk ka! Ndaj mbaje maskën e zbato rregullat e sëmundjes”, shkruan Braçe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TESTI I RI/ Zbulon pacientët me Covid-19 brenda një minute
Previous article PRANGOSET PRONARI I LOKALIT NË DURRËS/ Rrahu me sende të forta kushëririn, procedohen dhe dy vëllezër të përfshirë në konflikt

s.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT