Çekia ka vendosur kufizime, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid-19. Mediat e huaja shkruajnë se ndalohet lëvizja nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit, duke kufizuar veprimtarinë e dyqaneve të vogla.
Ora policore do të hyjë në fuqi nga 28 tetori dhe do të aplikohet deri më 3 nëntor, nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit, ka njoftuar ministri çek i Shëndetësisë, Roman Prymula, pas takimit të qeverisë. Ai theksoi se këto masa preventive nuk u mohojnë të drejtën e lëvizjes qytetarëve të shkojnë në punë, si dhe vizitat emergjente familjare.
Dyqanet e vogla që vazhdojnë të punojnë edhe nën masa të reja mbrojtëse, duhet të mbyllen në ora 20:00, me përjashtim të farmacive.
Masat e ashpra mbrojtëse janë vënë për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike në këtë vend. Çekia gjatë fundjavës së kaluar ka regjistruar 12.472 raste të reja me koronavirus.