• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U SHPËTUAN NGA KAMPI NË SIRI/ 4 fëmijët dhe gruaja e plagosur pritet të kthehen në atdhe pasditen e sotme
Home
Breaking News

U SHPËTUAN NGA KAMPI NË SIRI/ 4 fëmijët dhe gruaja e plagosur pritet të kthehen në atdhe pasditen e sotme

27 October, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Katër fëmijët dhe gruaja me karrocë që u shpëtuan ditën e djeshme nga kampi famëkeq i Al-Hol në Siri pritet të kthehen në atdhe ditën e sotme.

Kryeministri Rama i cili ndodhet në Liban pranë fëmijëve, do t’i shoqërojë ata drejt Shqipërisë e më pas për t’iu bashkuar familjeve të tyre.

Nga kampi në Siri u nxorën Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha si edhe Endri Dumani. Fillimisht ishte Gjysmëhëna e Kuqe e cila ka shpërndarë edhe pamje nga operacioni e shpëtimit.

Mes të shpëtuarve është Endri Dumani, 11-vjeçari nga Dibra i cili kishte në këtë kamp 6 vite, e ndërsa motra e tij Eva, sipas burimeve për Report Tv ka refuzuar që të dalë, por motive ende të paqarta. Dyshohet se ajo është fshehur në momentin që trupat shqiptare kanë mbërritur në kamp, dhe nisur nga koha e kufizuar që kanë pasur, është bërë e pamundur shpëtimi i saj.

Operacioni ka zgjatur për plotë 45 ditë. Ajo ishte parashikuar që të finalizohej dy javë më parë por pati komplikime, për pasojë u shty në kohë. Dy prej fëmijëve të shpëtuar mësohet se kanë lindur në Siri, ndërsa gruaja e cila ndodhet në karrocë me rrota, Floresha Rasha ka mbetur e plagosur gjatë kohës që ka qëndruar në kamp.

Të shpëtuarit u janë nënshtruar të gjitha testeve mjekësore. Ato janë shoqëruar nga kampi për në Damask nga Gjysmëhëna e Kuqe.

Ndërkohë, mësohet se janë identifikuar 20 pjestarë, disa familje shqiptare në Al-Hol, gra dhe fëmijë të cilët janë transferuar në kampin ROJ, një kamp me më shumë siguri dhe kushte higjene më të mirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Dëshmia e dhimbshme e ish-inxhinierit ushtarak: Hyra 78 kg dhe pas 200 ditësh dola 43 kg nga burgu i Burrelit
Previous article HOROSKOPI 27 TETOR/ Kujdes sot me të dashurit tuaj, ja çfarë thonë yjet për ju

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez Aktualitet

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci Aktualitet

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT