Kryeinspektorja për shëndetin në Tiranë, Areti Beruka, është infektuar me koronavirus.
Mësohet se Beruka ka marrë përgjigjen e tamponit dhe është karantinuar në shtëpinë e saj.
Së fundmi janë shtuar rastet e infektimeve me Covid-19. Gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 3 qytetarë, duke e çuar në 480 numrin total të jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë.


