• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PROJEKTLIGJI 2021/ 6 miliardë lekë për forcimin e sistemit shëndetësor
Home
Ekonomi

PROJEKTLIGJI 2021/ 6 miliardë lekë për forcimin e sistemit shëndetësor

26 October, 2020 s.autor Ekonomi

Në projektbuxhetin e vitit 2021 është përcaktuar fondi prej 6 miliardë lekësh për menaxhimin e epidemisë që lidhet kryesisht me forcimin e sistemit shëndetësor.Ndër prioritetet e renditura për vitin që vjen nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është marrja e masave efektive dhe ruajtja e vazhdimësisë së shërbimeve spitalore, ofrimi i shërbimeve bazuar në protokollet mjekësore COVID-19, adaptimi i shpejtë dhe përshtatja e shërbimeve ndaj kërkesave të reja që mund të paraqiten si pasojë e pandemisë, përdorimi me eficiencë i burimeve njerëzore, si dhe krijimi i ambientit të sigurt spitalor për profesionistët e shëndetit.

Po ashtu, Ministria e Financave dhe Ekonomisë thotë se do të kryejë ripozicionimin e shërbimeve spitalore të aksesueshme fizikisht për popullatën, që ka nevojë për përdorimin e tyre dhe vazhdimësinë e ofrimit të shërbimit spitalor të urgjencës në kushtet e ashpërsimit të pandemisë.Ndër detyrat në kuadër të menaxhimit të epidemisë renditet edhe vlerësimi dhe përditësimi i protokolleve të hartuara për referimin dhe transportin nga urgjenca paramjekësore në strukturat spital dhe zgjerimi i skuadrave të lëvizshme dhe të dedikuara që ofrojnë shërbime në banesë dhe në bashkëpunim me mjekët e familjes.

Hartimi i protokolleve për trajtim në banesë nga QKUM (skuadrat e terrenit) në bashkëpunim me mjekët e familjes, për pacientët që nuk kanë nevojë për hospitalizim dhe shtim të mëtejshëm të kapaciteteve të burimeve njerëzore duke rekrutuar dhe trajnuar staf shtesë, është tjetër masë që do të ndërmerret.Ndërkohë Ministria thotë se do të ketë shtim të kapaciteteve, përfshirë flotën e autoambulancave, kapacitetet në sistemet e informacionit, etj.

Gjatë vitit që vjen Ministria thotë se do të punojë për fuqizimin e rolit të mjekut të përgjithshëm dhe të familjes, mjekut specialist të qendrave shëndetësore dhe infermierit në kujdesin parësor në diagnostikim dhe ndjekje të pacientëve me COVID-19 dhe pacientëve të tjerë kronikë me probleme për lëvizje/dalje nga banesat e tyre, nëpërmjet platformave digjitale si skype, whatsapp, etj, ose nëpërmjet vizitave në banesë kur mjeku e gjykon të arsyeshme, e veçanërisht për personat me risk të lartë.Përmes këtij fondi ministri synon të fuqizojë ofrimin e kujdesit shëndetësor në shtëpitë e të moshuarve (azile) në përputhje me nevojat e tyre përmes bashkëpunimit me mjekët e përgjithshëm dhe mjekët e familjes dhe në rastet kur është e nevojshme edhe me mjekët specialistë të poliklinikave (QSHS) dhe infermierëve.

Po ashtu, fuqizimin e shërbimit infermieristik territorial për të rritur kujdesin në banesë për të sëmurët kronikë, pacientët me paaftësi fizike (tetraplegjikë, paraplegjikë, të verbërit, invalidët e përhershëm), pacientët me probleme të shëndetit mendor dhe ata që për arsye të pamundësisë së lëvizjes janë të izoluar në shtëpi.Edhe në 2021 do të vijojë ofrimi i konsultave online për pacientët kronikë në gjendje të stabilizuar me qëllim kufizimin e grumbullimit të tyre ambientet e strukturave shëndetësore.

Në të njëjtën kohë do të investohet për rritjen e kapaciteteve laboratorike dhe ofrimin e panelit të analizave të nevojshme si dhe testimin për RT – PCR SARS COV 2 edhe në sistemin spitalor rajonal

Në kuadër të rritjes së kapaciteteve për përballimin e situatave të krijuara nga COVID-19 dhe uljen e përhapjes së infeksionit do të garantohet furnizimi i pandërprerë i stafit mjekësor me të gjitha mjetet mbrojtëse personale të nevojshme, duke përfshirë, maskë respiratore, syze mbrojtëse, doreza, përparëse me një përdorim dhe të padepërtueshme, kapuçët kirurgjikalë të kokës, veshjet mbrojtëse etj.

Me qëllim parandalimin e shpërhapjes së infeksionit në institucionet spitalore do t’i kushtohet gjithashtu rëndësi e veçantë menaxhimit të mbetjeve infektive, zbatimit të rreptë të protokolleve mbrojtëse nga stafi mjekësor, kontrollit të infeksionit mjedisor nëpërmjet dezinfektimit të saktë dhe të shpeshtë të ambienteve të kujdesit shëndetësor.

“Kostoja totale e këtyre prioriteteve që do të financohet nga buxheti është rreth 6 miliardë lekë dhe do të garantojë një menaxhim sa më të mirë dhe efikas të pandemisë COVID 19”, thuhet në relacionin e p/buxhetit 2021, i cili ka mbërritur në Kuvend për miratim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJA E RASTEVE DITORE ME KORONAVIRUS/ Këtë javë hapet spitali COVID/3
Previous article GREQIA NUK HAP KUFIRIN ME SHQIPËRINË/ Masat bllokuese shtyhen deri në...

s.autor

Postime të ngjashme

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT