• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BURRI ME COVID-19, GRUAJA JO…”/ Mjeku shqiptar shpjegon misterin shkencor: Kjo do të thotë se struktura gjenetike…
Home
Sociale

“BURRI ME COVID-19, GRUAJA JO…”/ Mjeku shqiptar shpjegon misterin shkencor: Kjo do të thotë se struktura gjenetike…

25 October, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, thotë se qeveritë dështuan për të marrë masa për përballimin e pandemisë së koronavirusit për sezonin vjeshtë-dimër.

Në një intervistë me skype për Ora News, mjeku thotë se këtë dështim ata po e mbulojnë me kthimin e karantinës.

Sallabanda: Izolimi i njerëzve, karantina, është heqja e të drejtës kushtetuese të një qytetari. Për mua si mjek, karantina është dështim i politikave qeveritare. Kishin katër muaj kohë që qeveritë të merrnin masa për të bërë testime masive, kontrolle masive, për të bërë gjurmimin e sëmundjes dhe nuk e bënë. Njerëzit kanë filluar të protestojnë sepse janë të lodhur me këtë situatë.

Edhe pse kanë kaluar muaj, mjeku thotë se të dhënat shkencore janë ende të paqarta.

Sallabanda: Nuk i kemi të gjitha gjërat e qarta. Një studim i OBSH me 400 spitale në Europë nxori se katër mjekimet bazë që përdorim për Covid nuk kishin asnjë efekt në ruajtjen e jetës së të sëmurëve. Nga pikëpamja shkencore nuk i kemi gjërat e qarta, as OBSH vetë që jep udhëzime të ndryshme. Qeveritë, duke mos investuar në gjurmimin dhe bërjen e testeve detyrohen të mbyllin popullatën. Duke mos dëshiruar të kenë humbje në jetë njerëzish se është një çmim i madh për qeveritë merren këto masa drastike si kufizimi i lëvizjes.

Sallabanda tha se në Spanjë kanë rekomanduar vaksinimin masiv ndaj gripit dhe pneumokokut dhe janë shpresëplotë se do t’u japë një dorë edhe kundër virusit.

Sallabanda: Kemi rekomanduar vaksimin masiv të gripit dhe pneumokokut. Gripi do të na ndihmojë shumë sepse vaksina ka disa elementë që na ndihmojnë për tu mbrojtur nga Covid 19. Po ashtu edhe pneumokoku që përdoret karshi infeksioneve të mushkërive. Po i përgatisim njerëzit në mënyrë masive që edhe po të kenë Covid 19 të mos shkojnë në mënyrë të rëndë. Mund të kemi shifra të infeksionit si në mars dhe prill, por nuk kemi në asnjë mënyrë ato shifra të të sëmurëve të rëndë. Kjo, edhe sepse virusi e ka humbur agresivitetin e tij. Ka një mutacion gjenetik që është vërtetuar që në shtator.

Ndër të tjera mjeku shpjegoi se virusi varet nga karakteristikat gjenetike të çdo personi.

Sallabanda: Në një familje me katër veta një mund të jetë infektuar dhe tre jo. Kjo do të thotë se struktura gjenetike e tre pjesëtarëve të familjes është ndryshe nga ai person që është infektuar. Ka qenë shumë e çuditshme që kemi pasur burrin të infektuar dhe gruan jo dhe anasjelltas. Megjithëse nuk është vërtetuar, grupi i gjakut zero ka më pak mundësi për tu infektuar.

Sa i takon detyrimit për të mbajtur maskën kudo dhe kostos financiare të saj, ai thotë se duhet një politikë proaktive në mbrojtje të qytetarëve.

Sallabanda: Qeveritë dhe shtetet duhet të subvencionojnë blerjen e maskave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA PENALE E "HEROIT" TË METËS NGA AFRIKA/ Bëri leje qëndrimi në fotokopje me vula e firma false, presidenti i dha shtetësi për 8 orë...
Previous article COVID-19 KA VRARË GRIPIN? Rastet bien me 98% në të gjithë globin, ekspertët flasin për fenomenin intrigues

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez Aktualitet

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci Aktualitet

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT