Tre persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Elbasan, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Policia bën me dije se është arrestuar një 40-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me mjet të mprehtë thikë bashkëshorten e tij.
Në pranga ka rënë edhe një 43-vjeçar pasi është kapur policia rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Po ashtu është arrestuar edhe një 22 vjeçar, pasi në fshatin Bradashesh, Elbasan, ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin A.Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, i cili ishte këmbësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: L.Rr., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me mjet të mprehtë thikë bashkëshorten e tij.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasi M.M., 31 vjeç, banues në Elbasan, i cili nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit :
A.Ç., 43 vjeç, banues në fshatin Kodër Bujarës, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
K.K., 22 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Bradashesh, Elbasan, ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin A.Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, i cili ishte këmbësor
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


