• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PS FITON SE U SHËRBEN ME PËRULËSI NJERËZVE”/ Veliaj: Halli i Lulit dhe i Monës për të shtuar shtëpitë në bregdet apo Tiranë
Home
Politikë

“PS FITON SE U SHËRBEN ME PËRULËSI NJERËZVE”/ Veliaj: Halli i Lulit dhe i Monës për të shtuar shtëpitë në bregdet apo Tiranë

24 October, 2020 Delo.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet i bindur se Partia Socialiste do ta fitojë edhe një tjetër mandat qeverisës, pasi është e vetmja forcë që u shërben njerëzve me përulësi. Duke folur nga zona e Freskut, kryebashkiaku, njëherësh edhe drejtues politik i PS për Tiranën, theksoi se ndryshe nga PD-ja, që e ka hallin te listat e kandidatëve për deputetë, socialistët flasin për listat e punëve.

“Njerëzit nuk kanë nevojë për gangsterë dhe arrogantë, për njerëz që flasin si të fortë, që i kap euforia e pushtetit. Arsyeja pse PS-ja vazhdon të fitojë është sepse iu shërbejmë njerëzve me përulësi. Themi sa shtëpi të njerëzve hallexhinj që i humbën gjatë tërmetit do bëjmë sot? Kurse ata mendoja sa shtëpi dhe vila do shtojnë në bregdet apo tek kodrat e Tiranës. Kush prej demokratëve dhe atyre të LSI-së thonë Luli dhe Monika, o zot na jep fuqi që të ndihmojmë njerëzit sot? Njerëzve duhet t’ua shpjegojmë këtë. Edhe ata flasin për lista, edhe ne flasim për lista. Por ne flasim për listat e sa familjeve do ndihmojmë me shtëpitë e reja, me pagesat e dëmshpërblimeve të tërmetit”, deklaroi Veliaj.

Ai shtoi se opozita nuk ka asnjë alternativë për shqiptarët, pasi ata e kanë provuar kur e kishin pushtetin dhe nuk bënë asnjë punë. “Nëse do vinte ndonjë ofertë më e mirë se ne, nëse do vinin njerëz që nuk i njohim, që në CV-në e tyre nuk mbaron lista e punëve që kanë bërë, atëherë hallall e paçin, se nuk mund të jemi gjithmonë në qeveri. Por, kur ti shikon se kush po theret për listat e tyre, njerëz që ti i ke provuar në Ministri të Rendit dhe vranë 4 veta me plumba në mish, njerëz që i ke provuar si kryeministër dhe hodhën në erë një fshat të tërë dhe lanë gjithë ato familje të gjymtuara, njerëz që i ke provuar në ministri të Jashtme dhe falën detin, është tradhti! Njerëz që i ke provuar në Bashki, iu ngeci sahati dhe dy vjet nuk u dukën në Bashki; pra njerëz që kanë alergji nga njerëzit, ndërkohë që ne jemi komplet tjetër. Ne shohim tek çdo njeri potencial për të komunikuar, për të ecur përpara”, tha kryebashkiaku.

Veliaj nënvizoi se mandati i tretë për PS-në është një kërkesë për të vazhduar punët e mira të nisura dhe për t’u shërbyer njerëzve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTIMI I RASTEVE ME COVID/ Rëndohet situata në dy spitalet, drejt hapjes COVID3. Vatra të reja në arsim, mbyllet shkolla...
Previous article NGARKESA VIRALE E COVID-19/ Çfarë do të thotë kur është e lartë? Pse në verë ishte më e ulët?

Delo.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët... Breaking News

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT