• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
75 VJET NGA THEMELIMI/ Ruçi: Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një vlerë e shtuar në kontributin në shërbim të paqes
Home
Politikë

75 VJET NGA THEMELIMI/ Ruçi: Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një vlerë e shtuar në kontributin në shërbim të paqes

24 October, 2020 Delo.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka përshëndetur sot 75 vjetorin e themelimit të OKB-së.

“24 tetori i vitit 1945është ndër stacionet më të rëndësishme të historisë moderne. Themelimi i OKB-së dhe hyrja në fuqi e Kartës Themeluese të Kombeve të Bashkuara, menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ishte shenjë e ndërgjegjësimit të kombeve dhe qeverive të tyre se paqja dhe jo lufta janë zgjedhja e njerëzimit; se bashkimi dhe jo ndarjet janë  mjeti për arritjen e paqes; se demokracia në asnjë komb nuk mund të ndërtohet e të jetë e qëndrueshme, pa demokratizuar vendim-marrjet botërore.

OKB është aktualisht një organizatë globale, me legjitimitet, fuqi  dhe impakt si rrallë ndonjëherë në histori.Nga 51 shtete themelues, Asambleja e Përgjithshme është rritur sot në 193 shtete.

Shqipëria u pranua anëtare e OKB-së më 14 dhjetor 1955, pas një dekade përpjekjesh për tësiguruar këtë të drejtë, si zbatim i parimit të universalitetit të kësaj organizate të madhe botërore.

Anëtarësimi në OKB është një mundësi për të kontribuar në të mirë të zhvillimit, paqes, sigurisë, mirëkuptimit dhe zgjidhjes së problemeve ndërkombëtare me mjete paqësore.

Pozita e Shqipërisë në OKB ka ardhur duke u fuqizuar dhe aktualisht vendi ynë ka paraqitur kandidaturën për anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit për vitet 2022-2023, për të cilën po fitojmë gjithnjë e më shumë mbështetje ndërkombëtare.

Kuvendi i Shqipërisëështë aktualisht duke zhvilluar një diplomaci intensive parlamentare për të arritur këtë objektiv. Shqipëria në Këshillin eSigurimit të OKB-sëështë një vlerë e shtuar në kontributin në shërbim të paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.”, shkruhet në përshëndetjen e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, me rastin e 75 vjetorit të themelimit të OKB-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NESËR NRYSHON ORA/ Akrepat do kthehen 60 minuta pas
Previous article KORONAVIRUSI/ Mbi 42 milionë të infektuar me COVID-19 në mbarë botën

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT