Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zbulimit të fundit në lidhje me skandalin e Ilir Metës me dhënien e shtetësisë shqiptare për futbollistin e Tiranës Cobbinah, që rezulton në ndjekje penale në Shqipëri.
“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!” shkruan Rama në Twitter.

