• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FALEN GJOBAT PËR COVID-19 DHE TËRMETIN/ Dokumentet që duhet të dorëzoni t’ju kthehen paratë
Home
Sociale

FALEN GJOBAT PËR COVID-19 DHE TËRMETIN/ Dokumentet që duhet të dorëzoni t’ju kthehen paratë

23 October, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Ka hyrë në fuqi udhëzimi me procedurat për qytetarët e bizneset që të përfitojnë kthimin e shumës së gjobave, në llogarinë e tyre. Bëhet fjalë për gjobat e paguara për shkeljen e akteve ligjore, për parandalimin e Covid-19.

Udhëzimi i botuar në Fletoren Zyrtare është në mbështetje të zbatimit të aktit normativ të qeverisë për faljen e gjobave për ata që thyen rregullat nga 17 prilli deri në 7 tetor. Falen edhe gjobat e vendosura nga pushteti vendor për familjet e dëmtuara nga tërmeti për shkeljet gjatë riparimeve apo rindërtimit të banesave individuale.

Udhëzimi përcakton se për kthimin e shumës të gjobës, qytetarët dhe biznesi duhet të paraqesin pranë institucionit që ka vendosur masën administrative të dhënat personale, IBAN e llogarisë bankare, ndërsa bizneset duhet të paraqesin NIPT-in dhe vërtetimin e regjistrimit të tyre nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.

Akti normativ përcakton se kthimi i shumës të gjobës të paguar në llogaritë bankare të përfituesve, por edhe kthimi i licencave apo lejeve të bllokuara të mjeteve do të kryhet brenda datës 15 nëntor.

Udhëzimi i plotë

-Individët dhe subjektet duhet të dërgojnë pranë strukturës përgjegjëse të institucionit që ka vendosur masën administrative në favor të cilit është bërë pagesa e gjobës (shkurt institucioni) këto dokumente:

a) emër mbiemër i individit/emërtim i subjektit;
b) ID kartë identiteti/NIPT;
c) IBAN;
d) emrin e bankës pranë së cilës kanë llogarinë personale/llogarinë e subjektit;
e) vërtetimin bankar që llogaria bankare ku do të arkëtohet kthimi i gjobës është aktive;
f) subjektet paraqesin edhe vërtetimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.
-Struktura përgjegjëse e institucionit harton urdhërpagesën për vlerat totale për çdo bankë të nivelit të dytë ku është kryer arkëtimi i gjobës, duke i bashkëlidhur listën emërore të përfituesve për bankën respektive. Urdhërpagesa për kthimin e gjobave subjekteve shoqërohet me vërtetimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe vërtetimin bankar.

-Pas konfirmimit nga strukturat përgjegjëse për Thesarin në degë, strukturat përgjegjëse të institucionit dërgojnë paralelisht listën emërore të individëve përfitues në bankën respektive të nivelit të dytë.

-Institucionet me vetëfinancim që operojnë me llogari bankare të veçantë nga llogaria e unifikuar e Thesarit “Depozitë e qeverisë”, në Bankën e Shqipërisë, zbatojnë procedurat e tyre të miratuara nga titullari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TELASHE PËR ROMËN PARA SUPERSFIDËS NDAJ MILANIT/ Një futbollist titullar rezulton pozitiv me COVID-19
Previous article "ME ZEMËR TË THYER..."/ Dua Lipa jep lajmin e trishtë për fansat, por premton diçka të madhe (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT