• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FORUMI KUNDËR ANTI-SEMITIZMIT/ Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo më 28 tetor në Tiranë
Home
Politikë

FORUMI KUNDËR ANTI-SEMITIZMIT/ Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo më 28 tetor në Tiranë

22 October, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar këtë të enjte projekt-rezolutën për përkufizimin e përdorshëm për Anti-Semitizimin përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit. kjo projekt-rezolutë është miratuar me 111 vota pro. Asnjë deputet në sallë nuk ka dalë kundër dhe pas votimit të gjithë kanë duartrokitur. Miratimi i kësaj rezolute vjen dy ditë para se të zhvillohet Forumi i Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit 2020 më 28 Tetor 2020 në orën 16:00 në Tiranë. Ky forum do të sjellë në Tiranë sekretarin e Shtetit i SHBA-ve, Michael Pompeo. Ai do të jetë folësi kryesor i Forumit të Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit 2020.

“Lufta kundër antisemitizmit është një domosdoshmëri dhe kritike morale për promovimin e lirisë fetare. Është nderi ynë të shpallim Sekretarin e Shtetit të SHBA Michael Pompeo si folësin kryesor të Forumit të Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit”, shkruhet në njoftimin zyrtar.

Të pranishëm sot në parlament gjatë miratimit të projekt rezolutës kanë qenë edhe ambasadorët, të SHBA, BE dhe i Izraelit, të cilët po ashtu kanë duartrokitur në sallë bashkë me deputetët. Edhe gjatë diskutimit në sallë për këtë projektrezolutë, është folur gjatë për ndihmën e dhënë nga Shqipëria kundrejt hebrenjve. Një vendim i tillë ka bërë jehonë edhe në mediat izraelite, të cilët vënë theksin se Shqipëria me shumicë myslimane, është vendi i dytë pas Kosovës, që miraton këtë projekt-rezolutë.

“Parlamenti shqiptar ka mbështetur përkufizimin e punës së Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit (IHRA) të antiSemitizmit duke e bërë Shqipërinë një nga vendet e para me shumicë-myslimane që miraton rezolutë. Përkufizimi i IHRA, një organizatë ndërqeveritare që përfshin 34 vende anëtare, është një klasifikim i antisemitizmit i rënë dakord ndërkombëtarisht i përdorur për të ndihmuar në përcaktimin dhe luftimin e antisemitizmit në vendet që e kanë miratuar atë”, thuhet mes të tjerave në shkrimin në median izraelite.

Nëpërmjet kësaj rezolute, të propozuar nga deputetët Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti përcaktohet përkufizimi i antisemitizmit si më poshtë: “Antisemitizmi është një perceptim i caktuar për hebrenjtë, i cili mund të shprehet si urrejtje ndaj hebrenjve. Manifestimet retorike dhe fizike të antisemitizmit drejtohen ndaj individëve hebrenj ose Jo hebrenj dhe/ose ndaj pronës se tyre, ndaj institucioneve dhe objekteve fetare të komunitetit hebraik.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NE JEMI KRIJESA..."/ Biznesmeni gay: Pastor je shumë i bukur, shokët e mi në Amerikë të kanë fiksim (VIDEO)
Previous article JUVENTUS NDRYSHON LËKURË/ Kundër Verona-s me një fanellë speciale të ideuar nga Pharrell Williams (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin... Breaking News

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin...

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT