• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HOMAZHE PËR MBRETËRESHËN GERALDINË/ Rama: Përfaqësuesja e hijshme në sytë e botës e imazhit të Shqipërisë. Ishte…
Home
Politikë

HOMAZHE PËR MBRETËRESHËN GERALDINË/ Rama: Përfaqësuesja e hijshme në sytë e botës e imazhit të Shqipërisë. Ishte…

22 October, 2020 s.autor Politikë

Edi Rama ka bërë homazhe sot për ndarjen nga jeta të mbretëreshës Geraldina, që siç e përshkruan kryeministri ishte një mbretëreshë si në përralla.

Postimi i plotë i Ramës:

HOMAZH
GERALDINA E SHQIPTARËVE ishte një mbretëreshë si ato në përralla, një princeshë e rënë nga qielli në një hon prej ku e nxorri matanë vetëm fundi. “En ma fin est mon commencement” – Tek fundi im është ripërtërtja ime – ishte motoja paramortore e të famshmes Mary Stuart, mbretëresha e Albanisë antike, Skocisë, e cila aq shumë do t’i shkonte si titull kujtimit të Geraldinës së Shqiptarëve.

Konteshë e lindur në splendorin perandorak të monarkisë habsburgase, me një gen të shpenguar e liridashës amerikan prej së ëmës, bukuroshja magjepsëse e dinastisë së Trëndafilit të Bardhë të Budapestit, ra në krahët e monarkut ekstravagant të Shqipërisë dhe i solli shtetit 25 vjeçar shqiptar, letrat e munguara të fisnikërisë.

Nëse fati është jeta dhe jetët janë fate, Geraldina e Shqiptarëve iu nënshtrua parashkrimit të jetës së saj si një fat nopran deri në dhimbje, duke i dhënë dinjitet edhe në honin më të thellë ku fati e flaku, misionit të saj kundrejt një populli të huaj që e birësoi si nënë, si vajzë dhe si sovrane.

Ky mision, në sytë e besimtares së devotshme që ajo ishte, nisi me bujën e madhe të një martese përrallash, u zhvillua në dekada të tëra heshtjeje si një zhgjëndërr sfilitëse prapa diellit dhe u mbyll, bashkë me sytë melankolikë të mbretëreshës së rënë nga vakti, në tokën e mohuar për së gjalli.

Geraldina e Shqiptarëve nuk qe vetëm bashkëshortja e një mbreti. Ajo ishte “Geraldina Regina”, përfaqësuesja e hijshme në sytë e botës e imazhit të një Shqipërie të panjohur, qoftë kryekreje kur bota na shihte si një kënd plot pluhur të një perandorie të perënduar, qoftë më pas, kur për botën Shqipëria ishte bunkeri i një sekti të marrësh stalinistë dy hapa larg Perëndimit.

Geraldina ishte “Regina”, nuk e mbretëroi Shqipërinë por e la zemrën, mendjen dhe gjithë jetën e saj të mbretërohej nga Shqipëria dhe për këtë ajo meriton të kujtohet sot, në përvjetorin e ndarjes së saj nga jeta aspak përrallore, dhe përgjithmonë si ato përrallat e fëmijërisë sonë me mbretër e me princesha, ku princesha është gjithnjë pjesa më tërheqëse e rrëfimit. #TëPAHARRUESHËM

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRBALLJA ME RUSINË/ Pentagoni, transferim masiv tankesh në Ballkan
Previous article I SHPALLUR NË KËRKIM PËR TRAFIK DROGE/ Arrestohet 31-vjeçari në Vlorë

s.autor

Postime të ngjashme

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT