Një debat i ashpër ka lindur për vrasjen e mësuesit në Francë, Samuel Paty, të cilit iu pre koka nga një 18-vjeçar prej Çeçenisë sepse u tregoi nxënësve në klasë karikaturën e publikuar në “Charlie Hebdo”.
Juristja Migena Balla është përplasur me ish-ministrne e Kulturës, Mirela Kumbaro, duke këmbëngulur se mësuesi kishte qënë në shkelje.
Për të provuar, atë që ajo pretendon, juristja ka hequr një paralele me holokaustin. Për të shuar debatin ka ndërhyrë moderatorja e emisionit “Open”, Eni Vasili.
Pjese nga debati ne studio:
Migena Balla: Si i lind e drejta mësuesit për të flasë për fenë. Ai mësues gjeografie. Sigurisht që e dënoj atë që ka bërë ai djali.
Eni Vasili: Faleminderit që e theksuat. Nuk e dënuar aktin për 7 minuta. Se nuk e bëtë.
Migena Balla: Unë i përkas një besimi që nuk merret me vrasje.
Eni Vasili: Vrasja dënohet, jemi dakord?
Migena Balla: Po sigurisht. Unë do të isha shumë e kujdesshme. Aq më tepër me minorenë. Dëgjo zonja Eni, nuk është fare kujdesi të më nxjerrësh fëmijën nga ora e mësimit.
Mirela Kumbaro: Pse jo?
Migena Balla: Nuk është ora e besimit.
Mirela Kumbaro: Mua më kanë pyetur çfarë është Zoti, çfarë feje kemi ne? Nëse pyet nxënësi, pse mos të përgjigjet mësuesi.
Migena Balla: Unë e quaj pakujdesi që të nxirrni fëmijën mysliman nga klasa. Kjo është pakujdesi. Nuk mund t’i thuash dil nga klasa se do shaj pak fenë tuaj. Nëse do të doja të flisja për holokausin, të thoja nëse ka hebre të dalë?
Mirela Kumbaro: Po e banalizoni
Migena Balla: Jo, nuk po e banalizoj. Ka plot njerëz që vrasin në emër të fesë dhe nuk janë myslimanë fare. Janë edhe agjentë të CIA-s.
Mirela Kumbaro: Ej po qetësohu! Qetësohu!
Migena Balla: S’kam nevojë të më thoni ju qetësohu.


