• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA NË SHQIPËRI/ Shtohet fluksi tek Infektivi, të shtruar me COVID-19 edhe pacientë 20-vjeçarë
Home
Aktualitet
Kronikë

SITUATA NË SHQIPËRI/ Shtohet fluksi tek Infektivi, të shtruar me COVID-19 edhe pacientë 20-vjeçarë

21 October, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Numri i personave që i drejtohen Urgjencës së Spitalit Infektiv në kryeqytet ka ardhur në rritje gjatë 2 javëve të fundit.

Shkak për këtë, thotë mjekja infeksioniste Migena Qato, janë simptomat e ngjashme që shfaqin personat e infektuar me Covid-19, si dhe ata me viroza stinore.

“Është shumë e vështirë që të diferencosh në fazën e parë një koronavirozë nga viruse të stinës. Alerti i njerëzve është shtuar dhe po ashtu ankthi i tyre. Ndaj numri i pacientëve që referojnë ankesat e para dhe numri i njerëzve që paraqiten dhe tek ne për ndihmë mjekësore është i shtuar”.

Mjekja Qato pohon se pacientët e shtruar me Covid-19 i përkasin të gjitha grupmoshave, duke nisur nga ajo 20-vjeçare.

“Përqindje më të lartë e kanë grupmoshat 55-60 vjeç duke qenë se janë mosha më të brishta imunologjikisht dhe janë bartës të sëmundjeve bashkëshoqëruese. Moshat e reja nuk janë të kursyera në pjesën e gravitetit klinik”.

Po si paraqitet gjendja e tyre?

“Pothuajse të gjithë pacientët vuajnë kushtet e insuficencës respiratore. Me ardhjen e vjeshtës paraqiten edhe në kushte më të agravuara respiratore. Kapacitet e 2 spitaleve Covid janë drejt ezaurimit për shkak të numrit të lartë të pacienteve të shtruar. Po ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë pohojnë se ende mbetet 25% e tyre në dispozicion të pacientëve përpara se të vihet në funksion edhe spitali Covid 3″.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BUKUROSHJA BRAKTIS YLLIN E "DJAJVE TË KUQ"/ E tradhtonte me ish-të dashurën e shokut të skuadrës dhe pret fëmijë nga...
Previous article INTER MERR NJË LAJM TË KEQ/ Testohet sërish pozitiv me COVID-19 mbrojtësi...

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJE TË RËNDA/ Policia qëlloi me plumba gome, i riu me plagë në qafë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia qëlloi me plumba gome, i riu me plagë në qafë

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca Aktualitet

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca

PËRSHKALLËZON SITUATA/ Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve Aktualitet

PËRSHKALLËZON SITUATA/ Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT