• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO MERRJA 3 HYRJE POR…”/ Vrau biznesmenin në Himarë, flet autori: Goro s’mbajti fjalën
Home
Aktualitet
Kronikë

“DO MERRJA 3 HYRJE POR…”/ Vrau biznesmenin në Himarë, flet autori: Goro s’mbajti fjalën

21 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Vlorës ka zhvilluar seancën gjyqësore ndaj Kliti Lekës, 53 vjeçarit të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Niko Goro në Himarë mëngjesin e së shtunës së kaluar.

Ndërkohë, Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën “Arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.

53 vjeçari ishte i pranishëm në seancën gjyqësore, i qetë dhe shumë i ftohtë përballë togave të zeza. Kliti Leka akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Organi i akuzës është përfaqësuar nga prokuror Arjan Xhaferri, ndërsa seanca është drejtuar nga gjyqtar Arqile Basho. Vlen të theksohet se mbrojtja ndaj të akuzuarit është caktuar kryesisht nga ana e Gjykatës.

53 vjeçari i shoqëruar nga dy punonjës të Policisë, përmes xhamit të kafazit në sallën e gjyqit, herë pas here hidhte vështrime të ftohta ndaj gazetarëve.

“Jam beqar, kam bërë 14 vjet shkollë, duke përfunduar deri në vitin e dytë universitet. Me profesion jam radiolog dhe pas vitit 1990 jam larguar nga Shqipëria, për t’u rikthyer sërish. Kam lindur në 19 qershor të vitit 1967, ndërsa nuk jam dënuar asnjëherë më parë. Kishim një marrëveshje noteriale me Niko Goron, për ndërtimin e një pallati në një truall rreth 2600 metra katror në Himarë. Është rënë dakord ndërtimi i një pallati dhe unë do të përfitoja tri hyrje, si një nga trashëgimtarët e tokës. Niko nuk iu përmbajt kësaj marrëveshjeje. Ditën e ngjarjes, pas krimit jam larguar me një automjet të cilin e kisha marrë me qira. U fsheha në afërsi të zonës Livadh në Himarë dhe nuk kam bërë rezistencë ndaj forcave të Policisë,” tha Leka.

Shpesh mes Goros dhe Lekës ka pasur negociata dhe gjatë kësaj periudhe 53-vjeçari e ka ndjerë veten të mashtruar nga biznesmeni, e për pasojë ka shkuar drejt vendimit ekstrem.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI I FUNDIT/ Shkencëtarët: Kush është më i rrezikuar nga COVID-i "i gjatë"
Previous article "ËSHTË KONKURRENTJA IME MË E MADHE"/ Soni Malaj zbulon emrin e këngëtares shqiptare që e ka pasur gjithmonë "rivale"

s.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT