• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DITA KOMBËTARE E DEPISTIMIT TË KANCERIT TË GJIRIT/ Manastirliu: Brenda vitit përmbushim angazhimin për mamografi në çdo spital…
Home
Sociale

DITA KOMBËTARE E DEPISTIMIT TË KANCERIT TË GJIRIT/ Manastirliu: Brenda vitit përmbushim angazhimin për mamografi në çdo spital…

21 October, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Lezha deklaroi se brenda vitit do të ketë mamografi në çdo spital rajonal. Deklarata u bë në Ditën Kombëtare të Depistimit të Kancerit të Gjirit.

“Viti 2019 është mbyllur me më shumë se 20 mijë gra të cilat kanë kryer mamografinë, jo vetëm në klinikat ambulatorë në qytete, por edhe nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm. Zotimi ynë është që të kemi njësinë e mamografisë në çdo spital rajonal dhe jemi të angazhuar që brenda këtij viti të përmbyllim edhe këtë premtim”, bëri të ditur Manastirliu. Duke theksuar se vetëm në tre vitet e fundit është investuar në 6 spitale rajonale, duke i pajisur me mamografë të rinj, Manastirliu ka bërë apel që çdo grua gjatë këtij muaji edhe në vazhdim të mos e neglizhojë kontrollin e gjirit.

“Në muajin Tetor ne jo vetëm që ofrojmë këtë shërbim për gratë deri në orën 6 të pasdites, edhe të shtunave deri në orën 14:00, por thirrja e cila do të vijojë të bëhet këtë muaj por edhe në vazhdim është për çdo grua duhet të shkojë pranë mjekut të familjes të kontrollohet edhe të vijë gjithashtu pranë poliklinikave të spitaleve rajonale për të bërë ekzaminimin e mamografisë”, apeloi Manastirliu.

Përgjatë muajit Tetor në kabinetet e mamografisë, shërbimi do të ofrohet falas me orar të zgjatur nga dita e hënë në të premte, ora 8:00-18:00 dhe të shtunën, nga ora 9:00-14:00. Gjithashtu janë në dispozicion edhe dy mamografitë e lëvizshme, të cilat do të jenë gjatë gjithë muajit në zonat rurale dhe urbane në të gjithë vendin, sipas kalendarit të përcaktuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Aktualisht mamografët e lëvizshëm janë në Lushnje dhe Bulqizë, ndërsa do të vijojnë gjatë muajit Tetor në Kuçovë dhe Milot.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NGA NJË NATË E MREKULLUESHME NË NJË..."/ Aktori turk konfirmon lidhjen me modelen shqiptare (FOTOT)
Previous article JU PËLQEN TË KAPNI FLOKËT? Këto janë 5 aksesorët që do ju nevojiten (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT