• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARTIKULLI/ Portali i njohur i BE: Vettingu është “çelësi” i Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit
Home
Aktualitet
Drejtësi

ARTIKULLI/ Portali i njohur i BE: Vettingu është “çelësi” i Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit

20 October, 2020 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Përmes një artikulli të gjatë, portali “European Western Balkans” ka shtjelluar implementimin e procesit të vetingut në Shqipëri duke e cilësuar si çelësin për luftën kundër korrupsionit.

Media në fjalë shprehet se sa i përket rastit të Maqedonisë së Veriut, gjykimi i autorëve të përgjimeve do të jetë sfida më e rëndësishme.

Ndërsa për Malin e Zi, ekziston një shpresë e re për përshpjetimin e procesit të pranimit në BE pas fitores së opozitës në zgjedhje.

Ndërkohë, për Serbinë, portali shkruan se elita qeverisës do të duhet të punojë për një mjedis më të përshtatshëm për pluralizmin politik dhe për të ndryshuar disa elementë në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta.

“European Western Balkans” shkruan se Shqipëria ka bërë progress të mirë në drejtësi, por gjyqësori është ende i papërmbushur.

Pavarësisht nga polarizimi politik dhe negociatat e ndërlikuara mbi reformën zgjedhore. Shqipëria ka përparuarkur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit dhe reformës në gjyqësor. Kështu thuhet në artikullin që i referohet raportit të Komisioni Evropian.

Më pas artikulli vijon:

Rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve që filloi në vitin 2014 si reforma më e madhe gjyqësore në Shqipëri që nga rënia e komunizmit, duket se është në rrugë të drejtë për të rivendosur besimin e publikut.

Në këtë drejtim, Komisioni Evropian vuri në dukje se procesi I vetingut ka vazhduar të japë rezultate konkrete dhe të prekshme nën mbikqyrjen e ONM.

Artikulli citon edhe menaxheren e Programit të Qeverisjes në Institutin për Zhvillim dhe Ndërmjetësim, Rovena Sulstarova.

Ajo shprehet se situate në drejtësi nuk është aq e ndritshme.

“Procesi është I ngadaltë dhe lidhjet midis strukturave kriminale dhe gjyqësorit duket të jenë më të forta se sa pritej. Sistemi gjyqësor është ende i paralizuar dhe çështjet janë duke u grumbulluar, gjë që hedh dyshime nëse procesi mund ta rikthejë besimin te publiku. Ka problem në drejtim të aksesit në drejtësi për qytetarët dhe efikasiteti juridik veçanërisht i GJykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë” – thotë  Sulstarova.

Ajo shprehet se aktualisht një numër i vogël gjyqtarësh ka kaluar me sukses procesin e veritifkimit dhe që plotësojnë kriteret për t’u bërë pjëse e Gjykatës së Lartë.

I gjithë procesi, thuhet në artikull, la disa nga institucionet gjyqësore pa gjyqtarë. Për shembull: Gjykata e Apelit Administrativ në Shkodër, Korçë apo Gjirokastër.

“Thelbësore për luftën kundër korrupsionit është sekuestrimi i pasurive nga burimet kriminale, për të rivendosur besimin e publikut në sistemin e drejtësisë. Krijimi dhe funksionimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit si pjesë e SPAK, përgjegjëse për hetimin e veprave penale, është shumë e rëndësishme në këtë drejtim ”, theksoi Sulstarova.

(JavaNews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARCELONA-FERENCVAROS/ Koeman i beson treshes Messi, Ansu Fati dhe Coutinho (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article COVID-19/ Skenari për mbylljen e shkollave, gati 19 mijë mësues për të dhënë mësim online

F.autor

Postime të ngjashme

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT