Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa mësohet se një e re ka dëmtuar veten e saj duke prerë damarët e duarve.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, dhe gruaja, identiteti i së cilës ende nuk bëhet me dije, është dërguar në spital me urgjencë. Motivet e kësaj ngjarje të rëndë mbeten ende të paqarta.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


