Djaloshi që shihni në foto është Klajdi Hallulli, 20-vjeçari që humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në një aksident tragjik në Itali, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.
Ai ishte duke qarkulluar me një Ford Focus i cili u përplas me një pemë rreth orës 02:00, për shkak të shkaqeve ende nën hetim.
I riu u shtrua në spital në Poliambulanza, në kushte shumë të rënda, me trauma të thella dhe gjakderdhje të brendshme.
Mediat italiane shkruajnë se mjeti Ford Focus rrëshqiti papritmas, ndoshta për shkak të përgjumjes. Hetimet e mëtejshme (përfshirë autopsinë) do të hedhin dritë mbi çështjen.



