• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VALA E DYTË E COVID-19/ Skënder Brataj: Infeksioni është përhapur shumë. Në 4-5 ditët e para…
Home
Sociale

VALA E DYTË E COVID-19/ Skënder Brataj: Infeksioni është përhapur shumë. Në 4-5 ditët e para…

19 October, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Vendi ka hyrë në fazën e dytë të pandemisë, ndërsa numri i rasteve të reja me koronavirus është rritur shumë ditët e fundit.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha në “A2CNN” se këto nivele infektimi priteshin, duke shtuar se ky është vetëm fillimi i valës së dytë.

Ai parashikon përkeqësim të situatës dhe nevojën për aplikimin e masave të tjera shtrënguese, por shton se nuk bëhet fjalë për një mbyllje tjetër, por masa kufizuese ashtu siç po aplikohen në vendet e tjera.

“Në këtë periudhë ishte normale që do të kishte rritje të rasteve për shkak të hapjes së shkollave, për arsye të ftohjes së motit dhe ndryshimit të kushteve ambientale. Këto janë në favor të virusit në këto momente. Gjendja dhe numrat do të rriten akoma sepse infeksioni është përhapur shumë. Siç po vepron gjithë bota, edhe Shqipëria nuk ngelet mbrapa, po diskutohen të gjitha masat kufizuese që nuk çojnë në mbyllje të plotë. Nuk e dimë ende, nuk është vendosur për masa të tjera”, tha Brataj.

Skënder Brataj tërheq vëmendjen e mjekëve të familjes në lidhje me protokollin e mjekimit ndaj pacientëve me COVID. Jo të gjithë të prekurit kanë nevojë për antibiotikë: “Format e lehta nuk duhet të jenë agresiv me të gjitha medikamentet. Në 4-5 ditët e para problemi kryesor është temperatura e cila kontrollohet me antipiretikë, me paracetamol, 2 deri 3 herë në ditë dhe sasia në varësi të peshës trupore. Nëse gjendja rëndohet, vijon temperatura dhe kolla, atëherë mund të fillohet një antibiotik pas javës së parë. Ndërsa në ditën e 8-10, personat që kanë një ecuri më të keqe dhe që kanë vështirësi në frymëmarrje mund të bëjnë një skaner për gjendjen e mushkërive dhe në këtë moment mund të vendoset në terapi kortizonike”, shtoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "METËS I DOLI NGA SHPIRTI DEKLARATA PËR BASHËN"/ Patozi: E kishte për kreun e PD, Ramën s’ka kush e merr peng
Previous article AXHENDA/ Nga Rama e Meta dhe deri tek Kryepeshkopi Janullatos, zbardhen TAKIMET e ministrit të Jashtëm grek

s.autor

Postime të ngjashme

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT