• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MËSUESIT ME COVID-19 TEK SHKOLLA “EMIN DURAKU”/ MASR: Janë zëvendësuar, ambientet u dezinfektuan 3 herë gjatë javës së shkuar
Home
Sociale

MËSUESIT ME COVID-19 TEK SHKOLLA “EMIN DURAKU”/ MASR: Janë zëvendësuar, ambientet u dezinfektuan 3 herë gjatë javës së shkuar

19 October, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministria e Arsimit ka informuar lidhur me situatën tek shkolla 9-vjeçare ‘’Emin Duraku’’ në Tiranë ku PD denoncoi se 8 mësues kanë rezultuar me COVID-19 dhe 20 të tjerë janë karantinuar.

Në njoftim zyrtar, MASR sqaron se mësuesit janë zëvendësuar që procesi mësimor të vijojë pa ndërprerje. Po ashtu janë marrë masa shtesë për të rritur numrin e psikologëve.

Më tej theksohet se dezinfektimi i shkollës është kryer 3 herë gjatë javës së shkuar, e fundit ditën e djeshme.

NJOFTIMI NGA MASR

Në lidhje me shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqytet, dëshirojmë t’ju informojmë se mësimi në këtë shkollë po vijon normalisht.

Për shkak se disa mësues kanë rezultuar me COVID-19 dhe disa të tjerë janë karantinuar, nga ana e DPAP dhe zyrës arsimore vendore Tiranë janë marrë masat e menjëhershme për zëvendësimin e tyre në mënyrë që mësimi të vijojë pa ndërprerje. Njëkohësisht, është shtuar edhe numri i psikologëve për të qenë sa më pranë nxënësve e mësuesve me shërbimin psiko-social.

Ndërkohë, procesi i dezinfektimit në këtë shkollë është kryer 3 herë gjatë gjithë javës së shkuar, teksa dezinfektimi më i fundit është realizuar ditën e djeshme.

Duam të sigurojmë prindërit e të gjithë opinionin publik se ne po punojmë intensivisht që jo vetëm në këtë shkollë por në të gjithë vendin, ambientet e shkollave tona të jenë të sigurta, me higjienizim të vazhdueshëm, me masa që respektohen e me nivel të lartë ndërgjegjësimi nga ana e nxënësve, mësuesve dhe gjithë stafit të shkollave.

INFORMIM Në lidhje me shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqytet, dëshirojmë t’ju informojmë se mësimi në këtë…

Gepostet von Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar am Montag, 19. Oktober 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ Meteorologia Adiola Bami: Diell e rritje temperaturash, por në fundjavë…
Previous article AKUZOHET PËR NJË SERI VEPRASH TË RËNDA/ Shtyhet sërish gjyqi në GJKKO për Emiljano Shullazin, shkak mungesa e avokatëve

Delo.autor

Postime të ngjashme

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë Aktualitet

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë

SËRISH PROBLEME NË AKSIN LIBRAZHD-HOTOLISHT/ Gurët dhe dherat bllokojnë rrugën gjatë natës Aktualitet

SËRISH PROBLEME NË AKSIN LIBRAZHD-HOTOLISHT/ Gurët dhe dherat bllokojnë rrugën gjatë natës

VIJON LUFTA NË PARKUN KOMËTAR TË LURËS/ Në terren mbi 100 forca dhe dy helikopterë Aktualitet

VIJON LUFTA NË PARKUN KOMËTAR TË LURËS/ Në terren mbi 100 forca dhe dy helikopterë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT