Ditën e sotme kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e RindërtimitbArben Ahmetaj kanë inspektuar punimet në Vorë.
Teksa po inspektonin punimet Ahmetaj dha lajmin se ditën e sotme do të shpallet fituesi që do të ndërtojë dy pallatet e para në Durrës, teksa tha se punimet do të fillojnë javën tjetër.
“Këtë javë rrëzohen të gjitha pallatet që janë vlerësuar si DS5. Aty nis dhe Bulevardi i ri i Vorës. S’ka probleme si Durrësi. Pasi janë më të lehta për t’u shembur. Sot Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të nxjerrë fituesit për dy pallatet në Durrës. Që nga sot kemi një bashkim operatorësh që do të dalin nga ky proces. Do të nisin punën për pallatet që javës që vjen, do nisin me themelet.” tha Ahmetaj.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤RINDËRTOJMË 🤝 BASHKË 📍Vorë – Në kantierin e Rindërtimit të lagjes së re qendrore të Vorës, ku tanimë është realizuar infrastruktura nëntokësore dhe në kopshtin “Muçaj”, që do të hapë dyert për fëmijët në 26 nëntor😍Një hapsirë afro 10 hektarë, është parashikuar qendra e Vorës e cila do të rilindë me standarde e me një pamje krejt të re😍👉 404 familjet që humbën apartamentet dhe shtëpitë natën e 26 nëntorit e sot vazhdojnë të jetojnë me qera të paguara nga qeveria deri në përfundim të rindërtimit, do të kthehen në një shtëpi më të bukur e më të fortë dhe në një lagje shumë herë më të bukur e më miqësore për të gjitha moshat🤗
Gepostet von Edi Rama am Montag, 19. Oktober 2020


